Albulena Haxhiu, VV

Kryeshefi i Telekomit ia përmend Albulena Haxhiut familjarët e punësuar në Telekom

Bedri Istrefi, Kryeshef i Telekomit të Kosovës ka thënë se vëllai dhe kunati i deputetes së Vetëvendosjes Albulena Haxhiu punojnë në këtë ndërmarrje.

Në komisionin hetimor parlamentar është duke u zhvilluar diskutim për punësimet e fundit në ndërmarrjen Telekomi i Kosovës.

Deputetja Albulena Haxhiu duke ironuzuar me deklaratën e drejtorit ekzekutiv i cili tha që punësimet kanë qenë me konkurs të rregullt tha  “paskan pasur fat të gjithë ata që janë punësuar “.

Ndërsa Drejtori ekzekutiv i telekomit, Bedri Istrefi, në përgjigjen e tij tha që edhe vetë deputetja ka pasur fat.

“ Ani de Albulenë edhe ti nuk je pa fat në Telekomin e Kosovës, e ki vllaun edhe kunatin. Unë asnjë anëtar të familjeve të politikanëve nuk i kam njohur”, tha ai.

Pas kësaj, deputetja Haxhiu nuk replikoi pasi kryesuesi i Komisionit, Visar Ymeri kërkoi që të mos zhvillohen kësi lloj debate.