Ramush Haradinaj në DebatPernime. Foto: Atdhe Mulla

Kryeministri 'i Painformuar' për Arrestimin e Shtetasve Turq në Kosovë

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, me anë të profilit të tij zyrtar në ‘Facebook’, ka thënë se nuk ka qenë i informuar në lidhje me arrestimin e gjashtë punëtorëve të kolegjit “Mehmet Akif”.

Postimi i plotë:

Sot përmes një operacioni të ndërmarrë nga AKI në bashkëpunim me Policine e Kosovës janë ndaluar dhe deportuar 6 qytetarë turq. Ka disa elemente që e bëjnë të paqartë këtë operacion deri te urgjenca e deportimit.

Si Kryeministër i Kosovës, duke mos qenë i informuar nga asnjë institucion vendor për ndalimin dhe deportimin e tyre, do të veproj në përputhje me përgjegjësitë kushtetuese dhe ligjore lidhur me këtë veprim dhe paqartësitë rreth këtij veprimi.

http://kallxo.com/arrestohen-pese-zyrtare-te-kolegjit-mehmet-akif-ne-kosove/

http://kallxo.com/mpb-thote-se-revokoi-lejeqendrimet-e-zyrtareve-te-mehmet-akif-per-siguri-kombetare/