Kosova U19 – Vajzat sot luan ndaj Irlandës së Veriut (Foto)

Kombëtarja e Kosovës U19-Vajzat, sot do të luaj ndeshjen e dytë kualifikuese në kuadër të grupit të nëntë për kualifikimet e Kampionatit Evropian “Skocia 2019”, shkruan Kallxo.com.

Trajneri Kushtrim Munishi thotë se e ka analizuar lojën e Irlandës së Veriut, dhe sipas tij Irlanda e Veriut ka një ekip të fortë dhe kompakte. Sipas tij skuadra do të hyj në lojë të motivuar dhe për të nxjerrë rezultat pozitiv.

“E kam analizuar lojën e Irlandës së Veriut dhe realisht kemi të bëjmë me një ekip shumë të fortë dhe kompakt. Sidoqoftë, ne do të hyjmë në lojë të motivuar për të nxjerrë rezultat pozitiv, edhe pse jemi të vetëdijshëm se Irlanda e Veriut është favorit. Ne do të bëjmë çmos që me kapacitet që kemi t’i bëjmë ballë kundërshtarit”, ka theksuar pas stërvitjes Kushtrim Munishi.

Ndeshja ndërmjet Irlandës së Veriut dhe Kosovës zhvillohet nesër në orën 19:00 sipas kohës lokale në Belfast.