Këtë të shtunë, Trafiku Urban liron nga pagesat të gjitha gratë dhe vajzat
28.10.2022 - 21:28
Për nder të “Prishtina Rozë”, nesër më 29.10.2022 të gjitha gratë dhe vajzat do të mund të udhëtojnë pa pagesë në transportin publik të kryeqytetit.
Njoftimi është bërë i ditur përmes faqes zyrtare të “Trafikut Urban” në Facebook.
“Për nder të “Prishtina Rozë” më datën 29.10.2022 lirohen nga pagesa e biletës e gjithë personat e gjinisë femërore në transportin publik të “Trafikut Urban”. Të festojmë për të mbijetuarat dhe në të njëjtën kohë të inkurajojmë të gjitha që të ndërmerren veprime për vetëdijesimin dhe parandalimin e kancerit të gjirit!” – thuhet në njoftimin e N.P.K “Trafiku Urban” SH.A.