Sheshi plot mbeturina - FOTO

Sheshi ‘Zahir Pajaziti’ ku po mbahet festivali veror ‘Akull ‘Verë’ është lënë me plot mbeturina.

Në disa pamje te siguruara nga KALLXO.com shihet se mbeturinat jane lënë nëpër ulëse e tavolina.

Edicioni i Festivalit ‘Akull n’ Verë’ është hapur më 15 korrik dhe pritet të zgjasë deri më 15 gusht.

Ky festival erdhi pas suksesit të gjashtë edicioneve të festivalit “Verë n’Dimër’.

Ky botim është prodhuar me përkrahjen e Bashkimit Europian. Përmbajtja e këtij botimi është përgjegjësi e BIRN-it dhe në asnjë mënyrë nuk mund të konsiderohet si qëndrim i Bashkimit Europian.