Ramiz Lladrovci. Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Përse nuk po i publikon Lladrovci emrat e uzurpatorëve të pronave komunale?

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci gjatë emisionit “Jeta në Komunë” është pyetur nga gazetarja Jeta Xharra se përse nuk po i publikojnë emrat e uzupatorëve të komunës.

Lladrovci tha se nuk mund t’i publikojnë emrat e afër 5 mijë uzupatorëve, duke thënë se ka prona që Komuna është vet uzurpatore. Ai tha se Lagjja e Dëshmorëve është në pronë të Agjencisë Kosovare të Privatizimit (AKP).

“5  mijë e disa prona të komunës janë të uzurpune. Dikush e ka uzurpu me shpi, dikush me një muri e dikush me arë. Ne po i lirojmë pronat aty po na pengon gjatë zhvillimit të projekteve. Na smujm me i liru 5 mijë prona e as nuk kemi me mujtë…Lista e pronave të uzurpuar është publike në faqen e komunës, janë pronat, kujt i vyn vjen i merr. Uzurpatorë janë 4 mijë 907 e janë qaq shumë saqë ju nuk mundeni me i lexu. Unë në ëebsite nuk mund me i qit me emra. S’mund me i qit se janë shumë”, u shpreh Lladrovci.

“Nuk po tham qe nuk i qes. Unë kam prona në komisascion, kurrkush nuk e din se ku e ka pronën e vet. I kam 2871 prona që janë të uzurpune me ndërtesa. Jemi tu i identifiku uzurpatorët”, shtoi ai.

I pari i Drenasit përmendi disa projekte të komunës që janë ndërtuar në pronë të AKP-së, për të cilat thotë se është duke i vuajtur problemet.

“Ju nuk po me pyetni se në sa prona është komuna uzurpatore. Asamblistët kanë votu me ndërtu objekte publike në pronë publike. E unë tash jam tu i vujt ato probleme. E kam fushën sintetike, fushën “Rexhep Rexhepi”, sallën e sporteve, lagjen e dëshmorëve 155 hektarë, që i kanë mashtru familjet e dëshmoreve e të veteranëve, invalidëve, iu kanë nda troje në pronë të AKP-së. Unë baj luftë me AKP-në qysh me marrë. E ata njerëz kanë pagu për me qit në emër të vetin kundërligjshëm këto familje. Ndërsa smujnë më maru shpija se prona është e AKP-së”, u shpreh Lladrovci.

 

Kujtojmë se kryetari i PDK-së, Kadri Veseli kishte kërkuar që të lirohen të gjitha pronat e uzurpuara të AKP-së, nga e cila ishte bërë edhe një aksion nga ana e Policisë.

Kadri Veseli harron se PDK ishte uzurpatore, krenohet me aksioni e lirimit të pronave