Graf 1-Rruga në lagjen e komunitetit ashkali në fshatin Gelancë, Komuna Suharekë

Graf 1-Rruga në lagjen e komunitetit ashkali në fshatin Gelancë, Komuna Suharekë

Pas hulumtimit, Komuna rregullon rrugën në fshatin Gelancë

Rruga në lagjen ku jeton komuniteti ashkali, në fshatin Gelancë të Komunës së Suharekës, kishte kohë që ‘dora e shtetit’ nuk e kishte rregulluar, ndonëse pushtetet ndërroheshin.

Hulumtimi i KALLXO.com gjeti që përveç rrugës edhe ura që të dërgon në këtë lagje ishte në gjendje të keqe, duke rrezikuar kështu kalimtarët.

Pas raportimit të KALLXO.com, kjo rrugë u rregullua, madje u vendos edhe ndriçimi publik. Gjithashtu, lëvizje pati edhe në rregullimin e ndriçimit në zonën industriale në Shirokë, sheshit të qytetit dhe zgjerimit të njërit prej rrethrotullimeve të vegjël në qytet, pas hulumtimit edhe në këto pjesë tjerë në komunë.

Rruga në lagjen ku jeton komuniteti ashkali, e cila sipas fshatarëve konsiderohet njëra prej rrugëve të rëndësishme pasi lidh dy fshatra, nuk ishte rregulluar.

Faton Gashi i cili jeton në këtë lagje, para kamerës së KALLXO.com kishte thënë se kryetari nuk e kishte vizituar lagjen e tyre.

“Na kanë premtu, shumë premtime kemi për këtë rrugë, po s’është punë me rregullu. As kryetari nuk vjen më na marrë parasysh”, kishte thënë Gashi.

Sipas tij, të gjitha rrugët janë rregulluar vetëm tek mëhalla e tyre nuk ishte bërë asgjë.

Pas hulumtimit, gjendja në teren dukej se kishte ndryshuar. Komuna kishte rregulluar rrugën e kësaj lagje.

Graf 1-Rruga në lagjen e komunitetit ashkali në fshatin Gelancë, Komuna Suharekë
Graf 1-Rruga në lagjen e komunitetit ashkali në fshatin Gelancë, Komuna Suharekë
Graf 2-Rruga në lagjen e komunitetit ashkali në fshatin Gelancë, Komuna Suharekë
Graf 2-Rruga në lagjen e komunitetit ashkali në fshatin Gelancë, Komuna Suharekë

Gjithashtu komuna kishte vendosur edhe ndriçimin publik përgjatë saj.

Remzi Gashi, banor i kësaj lagje për KALLXO.com tha se kjo rrugë është shtruar pas raportimit të KALLXO.com

“Na duhet me jau ditë juve për nderë shumë, ju keni ardhë, domethanë mos të kishit ardhë ju, kjo rrugë kurrë nuk ishte shtru”, tha Gashi.

Sipas tij, në natën e ndërrimit të viteve, ishte ndriçuar  edhe rruga e rregulluar tashmë.

Kallxo.com gjithashtu gjeti që ura e cila të dërgon drejt lagjes ku jeton ky komunitet,  nuk ishte në gjendje të mirë dhe paraqiste rrezik për kalimtarët.

Pas raportimit në KALLXO.com e më pas në emisionin “Jeta në Komunë”, përballë Jeta Xharrës, kreu i Komunës Bali Muharremaj kishte thënë se kur pritet të rregullohen urat.

“Momentalisht deri tash i kemi kryer trembëdhjetë ura, i kem në projekt edhe katër. Në qoftëse është rrethoja, deri në vitin e ardhshëm kur të vijmë në fushatë i ke 20 ura komplet me infrastrukturë që duhet mu kanë”, kishte thënë Muharremaj.

Graf 4-Ura ne fshatin Gelancë, Komuna Suharekë
Graf 4-Ura ne fshatin Gelancë, Komuna Suharekë

KALLXO.com kishte raportuar edhe pakënaqësitë e bizneseve lidhur me mungesën e ndriçimit publik në zonën industrialë,

Lëvizje pati edhe në këtë drejtim, komuna ka vendos ndriçimit publik ndërkohë, është bërë shenjëzimi horizontal i rrugës, së bashku me vendalesat për autobus dhe shtegun për çiklistë.

Graf 5- Rregullimi infrastruktures ne zonen industriale ne Shirok, Komuna Suhareke
Graf 5- Rregullimi infrastruktures ne zonen industriale ne Shirok, Komuna Suhareke

Tutje, KALLXO.com kishte raportuar edhe për rregullimi e sheshit të qytetit, zvarritjet në punime në ndërtimin e tij, pengonin qytetarët në qarkullim.

Komuna kishte rregulluar dhe përfunduar punime në sheshin e qytetit.

Graf 6-Sheshi i qytetit, Komuna Suhareke
Graf 6-Sheshi i qytetit, Komuna Suhareke

Njashtu, komuna ka zgjeruar edhe njëri nga rrethrotullimet e vegjël në rrugën afër shkollës fillore “Destan Bajrakari” në Suharekë.

Graf 7-Rrethrrotullimi në rrugën afër shkollës fillore “Destan Bajraktari”, Komuna Suharekë