Shaip Kamberi flet për fjalimin që mbajti në Beograd rreth krimeve serbe në Kosovë

Sonte i ftuar në emisionin “Jeta në Komunë”, është deputeti shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi.

Në intervistën e tij përballë Jeta Xharrës, Kamberi ka folur rreth fjalimit të tij me datë 28 tetor në seancën e Kuvendit të Serbisë, ku po votohej qeveria e re.

Deputeti Kamberi në fjalimin e tij përmendi krimet serbe në Kosovë dhe mos kërkim faljen e qeverisë serbe.

Në fjalimin e tij të gjatë, Kamberi ka folur për opozitën e dobët, ku sipas tij opozitë e qeverisë serbe janë vetëm deputetët shqiptarë të Luginës së Preshevës dhe boshnjakët e Sangjakut.Sipas tij, një Kuvend të tillë nuk e kishte prodhuar as Sllobodan Millosheviqi.

“Unë në vitin 2014 -2016 në një gjysëm mandati kam qenë deputet dhe kam pasur në përplasje me kryeministrin Aleksandër Vuqiq rrreth teksteve shkollore rreth furnizimit me tekste shkollore të fëmijëve, atëherë ishte në fuqi ligji që fëmijëët deri në klasën e katërt t’i marrin falas tekstet, pyetje ime ishte a do të marrin të gjtih fëmijët shqiptar”, ka treguar Kamberi.

Kamberi tutje ka treguar se gjate debatit te tij me presidentin Vuqiq, ai ka filluar të akuzoj shqiptarët për të ju shmangur përgjigjes në pyetjen e tij se nuk e paguajnë rrymën.

“Pastaj përgjigja ime ishte që në asnjë domuent ndërkombëtar të drejtat e njëriut dhe pagesat e rrymës nuk lidhen”, ka thënë Kamberi.

Kamberi tutje ka thënë se Vuqiq po e përdorë fjalimin e tij se në Serbi ka demokraci.

“Serbia është demokratike, një deputet flet atë që do të flas, ndryshe se në Kosovë serbi do të arrestohej. Por serbi në Kosovë nuk ka nevojë të flasë në formën çfarë flasë unë, sepse sebët në Kosovë i kanë të garantuara të drejtat me Kushtetutë”, thotë Kamberi.

Intervistën e plotë me Shaip Kamberin mund ta ndiqni në linkun e mëposhtëm.