Nga aksionet e mëhershme për lirim të pronave | Foto: KALLXO.com

Kadri Veseli harron se PDK ishte uzurpatore, krenohet me aksioni e lirimit të pronave

Të dielën kryetari i Kuvendit Kadri Veseli e ka kaluar duke takuar njërin prej pronarëve të lokaleve në qendër të Prishtinës lokali i të cilit ishte mbajtur i uzurpuar për një kohë.

Lokali që ndodhet në sheshin Zahir Pajaziti ishte liruar gjatë aksionit të Prokurorisë së Shtetit për ti liruar pronat publike i ndërmarrë tri vite më parë e ku ishin liruar qindra prona të uzurpuara të AKP-së.

KALLXO.com pati raportuar se në mesin e uzurpatorëve  të qindra pronave ishin financues e anëtarë të PDK-së së Veselit.

Madje partia e Veselit mbante zyrat në Gjakovë e Deçan në prona të uzurpuara shoqërore.

https://kallxo.com/shkurt/dy-dege-te-pdk-se-shfrytezojne-pronen-shoqerore-pa-kontrate/

Pronë tjetër e uzurpuar nga njerëz të lidhur me PDK ishte nënë hotelin Grand ku Rrustem RUkolli kompania e të cilit figuron si financuese e PDK-së mbante të uzurpuar një lokal të AKP-së

Kallxo.com publikoj video nga lirimi i saj.https://kallxo.com/uncategorized/aksioni-policise-per-pronat-e-uzurpuara-video/

Në mesin e pronave të liruara ishin edhe “Hotel Victory” dhe pronat përreth të menaxhuara nga njerëz të PDK-së https://kallxo.com/gjate/shteti-gjunjezohet-para-njerezve-te-pushtetshem/

Victory dhe Kosova Petrol ishin në pronësi të ish deputetit të PDK-së Bedri Selmani ndërsa prona në oborrin e Victory menaxhoheshin nga deputet aktual të PDK-së

Por Veseli nuk ka përmendur asnjërin nga bashkë partiaket e tij mbështetës të uzurpimeve

“U takova me Naser Januzin nga Barileva e Prishtinës, i cili ishte viktimë e fenomenit të uzurpimit të pronave. Për vite me radhë ai nuk ka pasur mundësi t’i shfrytëzojë tri lokalet që kishte privatizuar me të ardhurat e mbledhura prej punës së tij në Gjermani” ka shtuar Veseli.

https://kallxo.com/shkurt/policia-ne-aksion-per-largimin-e-uzurpatoreve-nga-pronat-e-akp-se/

Porosia e Kryetarit të PDK-së tash është transferuar tek komunat. “Tani e kanë radhën komunat që të angazhohen më seriozisht dhe t’i lirojnë edhe qindra prona të tjera që mbahen kundërligjshëm të uzurpuara. Vetëm duke luftuar korrupsionin dhe garantuar sundimin e ligjit mund t’i bindim ndërmarrësit e suksesshëm të diasporës, si Naserin dhe shumë të tjerë, që të kthehen dhe të investojnë në të ardhmen e atdheut tonë” ka shkruar Veseli.

Me gjithë operacionet e lirimit të pronave të AKP-së Prokuroria ende nuk ka njoftuar për aktakuza ndaj personave të cilët mbajtën për mbi 15 vite të uzurpuara pronat e AKP-së.