
Sonte në "Jeta në Komunë": Intervistë me Shaip Kamberin dhe reportazh për të pagjeturit
Sonte në emisionin “Jeta në Komunë” do të transmetohet intervista me Shaip Kamberin, deputet shqiptar në Kuvendin e Serbisë.
Në emision, Kamberi flet për gjendjen e shqiptarëve në Luginën e Preshevës, fjalimn e tij në parlamentin e Serbisë ditën kur u votua qeveria e re serbe si dhe përplasjen me Aleksandar Vuçiqin rreth teksteve shkollore në kohën kur ky i fundit ishte kryeministër i Serbisë.
Kamberi para Jeta Xharrës tregon se si partia e Vuçiqit i ka përjashtuar totalisht shqiptarët.
Në pjesën e dytë të emisionit ndiqni reportazhin për biznesin në kurriz të personave të pagjetur.
Si paguhen para për gjetjen e të zhdukurve, dhe kush e kontrollon këtë veprimtari.
Reportazhi tregon se pse nuk ka ende hetime rreth këtij rasti.
Emisionin “Jeta në Komunë”, mund ta ndiqni sonte duke filluar nga ora 22:30, në facebook të KALLXO.com, në RTV Dukagjini, TV Prizreni, TV Mitrovica dhe TV Syri.