Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Prizren, dy vëllezërit rrahen mes vete për pronë

Dy vëllezër kanë pësuar lëndime trupore pasi janë rrahur mes vete për shkak të një mosmarrëveshje për një pronë. Rasti ka ndodhur në qytetin e Prizrenit, njofton Policia e Kosovës.

“Të njëjtit pas trajtimit mjekësor janë shoqëruar në polici”, thuhet në raport në raport policor.

Rasti ka ndodhur të shtunën, ndërsa me vendim të prokurorit, personat janë dërguar në ndalim policor.