Komuna e Prishtinës - Foto: Atdhe Mulla

Komuna e Prishtinës bëhet edhe me tri drejtoresha

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti ka njoftuar se ka emëruar tri drejtoresha.

Ahmeti përmes një postimi në ‘Facebook’ ka njoftuar se qeverisjes në Prishtinë i janëbashkuar; Medina Braha, drejtoreshë e Shërbimeve Publike, Blerta Basholli, drejtoreshë e Kulturës dhe Vasilika Zotaj, drejtoreshë e Administratës.

I pari i Prishtinës shtoi se në Komunën e Prishtinës tanimë nga 16 drejtori, 7 apo 44 përqind udhëhiqen nga gratë.

Por, që sipas tij, Medina, Blerta e Vasilika nuk po emërohen vetëm pse janë gra.

“Ato sjellin përgatitje, përvojë dhe zotësi për të udhëhequr dikasteret e përmendura. Gjatë javës do të prezantojmë drejtoret dhe prioritetet e drejtorive sipas planit tonë të premtimeve”, ka shkruar Ahmeti.