Ministrja Hoxha takohet me Ramiz Lladrovcin, flasin për drejtoreshat

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci ka njoftuar se bashkë me ministren e Integrimeve, Dhurata Hoxha kanë mbajtur takim në sheshin e kësaj komune, që siç bënë të ditur ai, kanë biseduar për drejtoreshat që përbëjnë shumicën në krye të drejtorive.

“Gratë, në historinë tonë të re, kanë qenë po aq kontribuuese për lirinë tonë sa edhe burrat, sepse ishin nëna që edukuan dhe ngritën armatën e çlirimtarëve që dolën në vijën e parë të ballafaqimit me okupatorin për liri, por edhe ishin krah i baballarëve, vëllezërve e burrave të vet në vijat e frontit”, ka shkruar Lladrovci në rrjetin social ‘Facebook’.

Ai tutje thotë se ndjehet krenar për punën e drejtoreshave,

Lladrovci është kryetari i vetëm në Kosovë më numrin me të madh të drejtorive që udhëheqen nga gratë.

https://kallxo.com/drenasi-komuna-me-numrin-me-te-madh-te-drejtoreshave/