Klinë, dy të arrestuar për vjedhje të naftës dhe akumulatorit

Dy burra janë arrestuar pasi për të njëjtit ekziston dyshimi për vjedhje të derivateve të naftës dhe një akumulatori.

Sipas policisë, vjedhja ka ndodhur pardje në fshatin Jashanicë e Ultë të Klinës rreth orës 21:00.

Bëhet e ditur se me vendim të prokurorit janë bastisur pronat e të dyshuarve ku janë gjetur dhe janë konfiskuar bidonë me naftë dhe akumulator.

“Dy të dyshuarit pas intervistimit dërgohen në qendrën e mbajtjes”, thuhet në raportin e policisë.