Ku ishte ish ministri serb në kohën kur u vra Enver Zymberi?

Ish ministri në qeverinë serbe, Goran Bogdanoviq ka folur edhe për kohën kur u vra polici Enver Zymberi në vitin 2011 në veri të vendit.

Ai ka thënë se ka qenë i pari që e ka dënuar këtë krim.

“Kam qenë ndër të parët që kam dënuar një krim të tillë! Askujt nuk mund të lejoj që në çfarëdo mënyre, kushdo të lëndohet. Por, prapë po flasim për pasojat, nuk po flasim për shkaqet, çfarë ka shpënë, fatkeqësisht, deri tek ajo vrasje e të riut”, tha ish ministri.

Ai ka shtuar se pyetja qëndron pikërisht tek fakti që si e mendon qeveria në Prishtinë t’i riintegrojë serbët në sistemin e Kosovës, sepse sipas tij njësia speciale e policisë së Kosovës nuk është e mirëpritur në veri të vendit.

“Gjithmonë ekziston një mënyrë se si të veprohet, për këtë duhet të flasim, për këtë duhet të bisedojmë, në cilën mënyrë të ulen tensionet, në cilën mënyrë duhet të largohen njësitë speciale nga veriut, sepse nuk janë të mirëpritura, askush nuk i dëshiron atje, askush nuk ka asgjë kundër policisë së PK-së, policisë së rëndomtë e cila nuk është e armatosur me automjete të blinduara, me tyta të gjata. Ajo (policia) është e domosdoshme në veri të Kosovës për të ruajtur rendin dhe qetësinë, për ta garantuar sigurinë e të gjithëve.  Askush nuk është kundër kësaj”, ka thënë Bogdanoviq.

Ministri Sveçla kujton policin Enver Zymberi në 11 vjetorin e vrasjes