ARKIV: Ceremonia e varriimit të heroit të Kosovës Enver Zymberit - Foto: Facebook

Ministri Sveçla kujton policin Enver Zymberi në 11 vjetorin e vrasjes

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka kujtuar policin e Kosovës, Enver Zymberi në 11 vjetorin e vrasjes së tij.

Polici Enver Zymberi është vrarë më 26 korrik 2011, nga pjesëtarë të strukturave paralele serbe, gjatë një aksioni të Policisë në veri të Kosovës.

Përmes një postimi në Facebook, Sveçla ka bërë të ditur se ka vizituar vendin e vrasjes së policit Zymberi, në afërsi të fshatit Zupç të Zubin Potokut, ku ka vendosur edhe një buqetë me lule.

“Historia e shtetndërtimit tonë mbanë emrin e Enver Zymberit, si dëshmor në përpjekjet për shtrirjen e sovranitetit dhe integritetit territorial të vendit tonë. Të gjithë ne, Policia e Kosovës dhe kolegët e tij bartin kujtime e krenari për Enverin duke rikujtuar po ashtu të gjithë ne thirrjen për drejtësi për vrasjen e tij”, ka shkruar Sveçla në Facebook.