Croce: Akterët ndërkombëtarë të bëhen bashkë kundër krimit kibernetik

Riccardo Croce, drejtor i Qendrës kombëtare kundër krimit dhe mbrojtjes së infrastrukturës kritike në Policinë kombëtare italiane, ka thënë se krimi kibernetik ka një dimension tranzicional.

Ai në konferencën e Integritetit të Informacionit me temën “Siguria Kibernetike: A është dezinformimi kërcënimi tjetër i madh?”, tha se për të çuar përpara misionin kundër krimit kibernetik, duhet të bëhen bashkë të gjithë akterët ndërkombëtarë.

“Në të gjitha rastet, sigurimi i hapësirës kibernetike do të thotë bashkimi i akterëve të ndryshëm që vijnë nga vende të ndryshme të botës, edhe nëse shkelësi dhe viktima e një krimi kibernetik banojnë në të njëjtin vend, qoftë edhe në të njëjtën dhomë. Puna që ne duhet të bëjmë, pra ne si autoriteti relevant policor, autoriteti relevant i sigurisë, pra autoritetet mbrojtëse, dhe puna që duhet të bëjmë për të gjurmuar sjelljen e paligjshme nga viktima te kryerësi i veprës, pra të gjurmojmë veprimet prapa deri te kryerësi, deri tek identifikimi i origjinës së kërcënimit kjo gjithmonë do të nënkuptojë ndërmarrjen e aktiviteteve transnacionale” – tha ai në këtë konferencë.