Cilat janë çështjet që i ka ngritur shoqëria civile gjatë procesit të përzgjedhjes se anëtarëve të KShC-së?

Instituti ‘Edguard’ ka marrë pjesë në procesin e përzgjedhjes së anëtarëve të Këshillit Shtetëror të Cilësisë.

Arbisa Shefkiu nga ky Institut, në emisionin “Kallxo Përnime”, ka thënë që me fillim e ka identifikuar që konkursi s’ka qenë në përputhje me Udhëzimin Administrativ.

“E kam ngritur këtë çështje dhe anëtarët e komisionit kanë thënë se nuk ka lidhje. Kur kam propozuar me u incizu mbledhja kam parë një ngurrim nga anëtarët e tjerë të komisionit. Kanë thënë pse mu incizu, po e paragjykojmë procesin, dmth është procesverbali, unë nuk kam dashur ta paragjykoj procesin por i di nivelet e mbledhjeve kredibile dhe kam kërkuar që të bëhet kjo” – tha Shefkiu.

Sipas saj në këtë komisionin për zgjedhjen e anëtarëve të KShC-së nuk ka pasur seriozitet nga të gjithë anëtarët.

“Nuk ka qenë i përfshirë 100% i gjithë komisioni, psh Akademia e Shkencave vetëm njëherë ka marr pjesë në mbledhje” – ka thënë ndër tjerash Shefkiu.

KALLXO.com ka raportuar se Ministria e Arsimit ka anuluar konkursin për katër anëtarët të KShC-së.

Edona Kutleshi- Maliqaj, këshilltare për media ka thënë se si ministri kanë qenë të interesuar për një proces transparent dhe në përputhje të plotë me dispozitat ligjore.

“Për këtë arsye kemi vendosur që të rishpallim thirrjen publike për nominim dhe vetënominim të anëtarëve të Këshillit Shtetëror të Cilësisë. Me këtë rast, presim se do të eleminohen të gjitha lëshimet teknike. Konkursi do të hapet në afatin më të shkurtë të mundshëm” – ka thënë Kutleshi- Maliqaj.

Konkursi për anëtarë të KSHC-së ishte hapur në shkurt 2023.

MAShTI anulon konkursin për anëtarë të KShC-së