Pse u anulua konkursi për bordin e Agjencisë se Akreditimit?

Rron Gjinovci nga organizata për Rritjen e Cilësisë në Arsim (ORCA), në emisionin “Kallxo Përnime”, ka thënë se arsyeja pse ende Këshilli Shtetëror i Cilësisë nuk ka bord është për shkak që sipas tij, qeveria ka tentuar të ndërhyj në emrat e përzgjedhur për këtë bord.

Sipas tij, deputetë të ndryshëm kanë pasur preferenca të ndryshme për emra të caktuar për anëtarë të bordit të KSHC-së’.

“Ky proces ka marrë 5 muaj, nuk kanë mundur ta zgjedhin këtë problem, këtu ka pasur disa parregullsi. Ne e kemi monitoru” – tha Gjinovci në “Kallxo Përnime”

Këshilltari i ministres së Arsimit, Valdrin Dervishaj ka thënë se ky anulim konkursi ka ardhur si rrjedhojë e një gabimi teknik.

“Teknikisht janë vendosur gabim, arti dhe drejtësia janë vendosur në një pikë dhe nuk janë ndarë veçmas por kjo nuk do të thotë që nuk mund të rekomandohen edhe prej këtyre dy fushave” – ka thënë Dervishaj.

Ndryshe ka kohë që bordi i Këshillit Shtetëror të Cilësisë (KShC), është jofunksional prej kohësh ndërsa ministria e Arsimit Shkencës dhe Inovacionit më 8 qershor ka anuluar konkursin për zgjedhjen e anëtarëve të këtij bordi.

Konkursi për 4 anëtarë vendor të KSHC-së ishte hapur në shkurt 2023.

MAShTI anulon konkursin për anëtarë të KShC-së