Ardian Gola tregon se çka përfshihet në Ligji e ri të Akreditimit
Deputeti i LVV-së, Ardian Gola ka thënë se fokusi i tij në draftimin e Ligjit për Agjencinë e Kosovës për akreditim ka qenë në krijimin e një sigurie juridike, të cilën sipas tij ka ndodh viteve të fundit.
Ai në emisionin “Kallxo Përnime”, ka shtuar se gjatë dy viteve të fundit kanë ndryshuar standardet në këtë Agjenci.
“Ky ligj nuk është ashtu siç kam dashur të jetë. Unë kam mendu me e nda procedurën e akreditimit në dy pjesë, ajo kuantitative, e cila merret me aspektet formale të procesit dhe vlerësimit të programit përkatësisht institucionit dhe pjesa kualitative. Të parën të marrë pjesë qeveria ose ta zëmë me e përcaktu se çka është një ligj kuantitativ” – tha Gola.
Projektligji për Agjencinë e Kosovës për Akreditim doli për debat publik më 4 qershor të vitit të kaluar, i cili bëri bashkë përfaqësuesit e institucioneve të arsimit të lartë, përfshirë këtu universitetet publike dhe kolegjet private.
Kërkesat kryesore të institucioneve të arsimit të lartë kishin të bënin me kohëzgjatjen e akreditimeve të institucioneve dhe programeve të tyre, roli i Agjencisë për Akreditim si dhe Komisioni i Ankesave të AKA-së.
Shqyrtimi i Projektligjit për AKA-në, propozimet kryesore për kohëzgjatjen e akreditimeve