Diplomati i Lartë i SHBA Sonte në 'Jeta në Kosovë'

Zëvendës ndihmës sekretari amerikan Hoyt Brian Yee do t’u përgjigjet sot pyetjeve të “Jeta Xharrës në Emisionin “Jeta në Kosovë”.

Yee në intervistë u pyet se çfarë qeverie e Kosovës është e pranueshme për Amerikën pas zgjedhjeve të 11 qershorit dhe se a do të lejohet sikur në Maqedoni edhe në Kosovë formimi i qeverisë nga shumica parlamentare.

Diplomati amerikan tregoi edhe arsyet pse Kosova hyn në listën e shteteve që konsiderohen nga SHBA-ja me rrezik të lartë për kultivimin e terrorizmit, edhe pse nga Kosova ka dy vjet që asnjë person nuk ka shkuar në luftërat në Siri e Irak për t’iu bashkuar organizatave teroriste të atjeshme.

Yee tha se vendimi për ta futur Kosovën në këtë listë është politik.

Zyrtari i ShBA-së foli edhe për mënyrën e daljes nga kriza politike në Shqipëri e Maqedoni dhe rritjen e ndikimit rus në Ballkan.

Intervistën me Hoyt Brian Yee mund ta ndiqni sonte në RTK në orën 20 : 10.