Ja Listat e Veteranëve të UÇK-së nga Zona e Shalës

Komisioni Qeveritar për njohjen dhe verifikimin e statusit të veteranëve, invalidëve, pjesëtarëve dhe të internuarve të UÇK-së ka publikuar sot listën e dëshmorëve, veteranëve, invalidëve dhe të refuzuarve për këto kategori nga Zona Operative e Shalës.

Publikimi vjen gati tri javë më vonë se ç’ishte parashikuar për shkak të reagimeve që ngjallën publikimi i listave nga Zonat Operative të Karadakut, Llapit e Nerodimes.

Listat mund të gjenden në këtë link.

Kanë mbeur pa u publikuar listat e tri zonave më të mëdha operative të UÇK-së: Drenicës, Dukagjinit dhe Pashtrikut.