Foto: Kallxo.com

Isa Mustafa: LDK nuk hyn në qeveri me PDK, as e zëvendëson AAK-në

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa pas mbledhjes së Kryesisë së kësaj partie tha se Kosova është në gjendje shumë të rëndë për shkak të, siç tha ai, joseriozitetit të liderëve institucionalë.

“Konstatuam se Kosova është në situatë shumë të rëndë për shkak të jo seriozitetit dhe garës politike mes liderëve institucional. Ata po garojnë se kush është më i fortë. E  fjalën për Presidentin fhe kryeministrin. Njëri sillet se Kosova është pronë e tij ndërkaq në njëjës thotë se do ta ndryshojë Kushtetutën dhe do ta bashkojë Luginën, thuajse Kosova dhe Kushtetuta është harmonikë e presidentit të Kosovës”, ths Mustafa.

“Në anën tjetër kemi sjelljen e kryeministrit i cili e mbron Kosovën me vendimin e tarifës që të mos ndodh korrigjimi por krahas kësaj nuk merr masa të marrë vendime kushtetuese dhe ta drejtojnë dialogun sepse këtë proces gjithmonë e ka drejtu qeveria”, shtoi ai.

Mustafa tha se LDK i sheh zgjedhjet e reja si të vetmen mundësi për të dalë nga kjo situatë.

Por ai tha se LDk nuk është e interesuar që t’i bashkohet në ndonjë formë qeverisë aktuale.

“Askush të mos mendojë se pavarësisht takimeve tona në Kosovë, që LDK do hyjë në qeveri në këtë mandat me PDK për ta zëvendësur AAK-në ose për t’i shpëtuar ndytësitë e koalicionit përmes LDK. Këta që e kanë bërë këtë duhet ta lajnë vetë”, tha Isa Mustafa.