Ilustrim

Ia vjedhin kuletën në pazar

Një rast i vjedhjes është raportuar në Policinë e Pejës.

Rasti ka ndodhur në fshatin Raushiq të Pejës dje rreth orës 11:00.

Viktima ka raportuar se derisa ishte në treg tre të dyshuar të panjohur në bashkëveprim ia kanë vjedhur portofolin.

Viktima me të vërejtur të dyshuarit dhe  i ndihmuar nga disa persona në treg ka arritur ta ndal njërin person të dyshuar, ndërsa dy të dyshuarit tjerë kanë arritur të largohen.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit dërgohet në qendrën e mbajtjes.