Haxhiu: Protestat e studentëve në Tiranë nuk duhet të ndalen

 

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu ka reaguar rreth protestave të studentëve para Ministrisë së Arsimit në Tiranë.

Haxhiu përmes një publikimi në Facebook ka përkrahur protestat duke i cilësuar si të jashtëzakonshme.

Po ashtu Haxhiu ka thënë se këto protesta nuk duhet të ndalen deri në realizim të kërkesave të studentëve.

“Të jashtëzakonshme protestat studentëve. Solidarizohem me studentët të cilët po kërkojnë të drejtat e tyre para Ministrisë së Arsimit në Tiranë! Ata nuk duhet të ndalen deri në realizimin e plotë të kërkesave të tyre të drejta”, ka shkruar ajo.

“Jam student, jemi studentë, Nuk kam çmim, s’jemi klientë! Mjaft i zhvatët xhepat tanë, Ne nuk jemi bankomatë. Po do ngrihem do bashkohem, Jam rini që revoltohem, #mestudentët”, ka shkruar Haxhiu në Facebook.