Ramush Haradinaj në DebatPernime. Foto: Atdhe Mulla

Haradinaj Deklarohet Rreth Zëvendësimit të Flamurit

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka reaguar pas rrëmujës së shkaktuar lidhur me zëvendësimin e flamurit kombëtar me atë të Kosovës te “Rrethi i Flamurit”, në hyrje të kryeqytetit.

Flamuri i shtetit të Kosovës është vendosur në shtizë pas shumë përpjekjeve dhe me gjithë kundërshtimin e disa qytetarëve ndaj heqjes së flamurit kombëtar nga “Rrethi i Flamurit”.

Vendosja e flamurit të shtetit të Kosovës bëhet në respekt të shtetit të Kosovës dhe shënimit të përvjetorit të dhjetë të shtetit tonë, ka shkruar Haradinaj në profilin e tij në “Facebook”.

Për flamurin kombëtar, Haradinaj ka thënë se është flamuri i lirisë sonë.

Ky është postimi i plotë i Ramush Haradinajt:

“Flamuri kombëtar është flamuri i lirisë sonë. Me shekuj kemi rrugëtuar me këtë flamur dhe gjithmonë do ta duam dhe do ta respektojmë.

Vendosja e flamurit të shtetit të Kosovës bëhet në respekt të shtetit të Kosovës dhe shënimit të përvjetorit të dhjetë të shtetit tonë. Me këtë flamur synojmë njohjen ndërkombetare. Me këtë flamur zhvillojmë Kosovën dhe të ardhmen euro-atlantike.

Të dashur qytetarë,

Ta ruajmë rrugëtimin, edhe ashtu të vështirë, të shtetit tonë të ri.”

13 Shkurt 2018 - 22:07

Adelina Ahmeti 13/02/2018 - 22:07
NDËRVEPRIMI0
Prishtina Insight
NA NDIQNI

Send this to a friend