Bukëpjekësit Shqiptarë në Suboticë Ndihmojnë Fëmijët e Rrezikuar

Pak kush e di ndërkaq, që disa familje shqiptare janë shumë aktive në punë humanitare dhe shembuj të tillë janë pronarët e furrave “Proleće” dhe “Arena”, të cilat kanë ndihmuar nxënësit e shkollës special “Žarko Zrenjanin” që të mos mbesin të uritur.

Në shkollën fillore dhe të mesme speciale “Žarko Zrenjanin”, 80 përqind e fëmijëve vijnë nga mjedise sociale të rrezikuara. Bëhet fjalë për familje të cilat jetojnë në buzë të ekzistencës dhe për këtë arsye ky aksion ka pasur domethënie të madhe për fëmijët dhe prindërit, por edhe për vetë shkollën. Tani më ata nuk do të jetë të uritur, dhe kjo duke i falënderuar vetëqeverisjes lokale por edhe bukëpjekësve nga Subotica.

Aksioni 180 ditë humanitet

Pas informacioneve të vitit 2014 që fëmijët e shkollës së përmendur ushqim të vetëm gjatë ditës e kanë bukën me patate, anëtari i atëhershëm i Këshillit të Qytetit përgjegjës për çështje sociale në Suboticë, Milimir Vujadinoviq, e ka inicuar aksionin “180 ditë humanitet” dhe para dy vitesh, në bashkëpunim me furrën “Proleće”, pronar i së cilës është Isen Martinaj, është siguruar ushqimi për nxënësit e shkollës së mesme. Bëhet fjalë për 114 nxënës të cilët e ndjekim mësimin në shkollën “Žarko Zrenjanin”.

Është nënshkruar kontrata për donacion me të cilën është paraparë që për 180 ditë të furnizohet ushqimi nga furra “Proleće”. Shtrojat për fëmijët e shkollës fillore i siguron vetëqeverisja lokale në Suboticë.

“Ne kemi dashur të ndihmojmë dhe për këtë kemi insistuar të sigurojmë shtrojat deri në fund të vitit 2014. Është krizë, por kemi dashur dikë të ndihmojmë dhe kemi vendosur të ndihmojmë fëmijët”, thotë Isen Martinaj për portalin ecofeminizam.com.

Me rastin e nënshkrimit të kontratës për donacion, i biri Agron Martinaj e ka shfrytëzuar rastin dhe ka ftuar sipërmarrësit që të ndihmojnë shkollën dhe fëmijët.

“Do kisha dashur të shfrytëzoj mundësinë dhe të thërras të gjithë njerëzit me vullnet të mirë dhe sidomos sipërmarrësit dhe sipërmarrëset që të ndihmojnë qytetin që të ketë sa më pak njerëz të uritur. Ne kemi vendosur që të ndihmojmë nxënësit për të cilët është e domosdoshme ndihma”, ka thënë me atë rast i riu i Martinajve.

Pas kësaj, obligimin e ka marrë furra “Arena”, pronar i së cilës është Fitim Qenaj, e cila i ka shpërndarë shtrojat për 90 nxënës të shkollës së mesme speciale “Žarko Zrenjanin” gjatë vitit 2015.

Pekara-Prolece-Subotica-Albanci

“Jemi përgjigjur në thirrje, deri më tani kemi marrë pjesë në aksione të shumta humanitare, dhe më vjen mirë që mund t’u ndihmojmë fëmijëve”, thotë Fitim Qenaj.

Bëhet fjalë për 20.000 shtroja për fëmijët e shkollës së mesme speciale “Žarko Zrenjanin” në vitin 2014, kurse në vitin 2015 janë shpërndarë 15.000 shtroja. Për nxënësit e shkollës fillore shtrojat janë siguruar nga buxheti i qytetit të Suboticës.

Drejtuesja e shkollës fillore dhe të mesme speciale “Žarko Zrenjanin” Dragana Vuçkoviq, për portalin tonë thotë që ka parë që do të ketë probleme për vitin 2016, pasi që qyteti nuk ka arritur të vazhdojë aksionin, sikurse në dy vitet e mëparshme.

“Para tre vitesh qyteti ka vendosur që t’u ndihmojë fëmijëve në shkollën tonë dhe të sigurojë shtroja pa pagesë dhe atëherë qyteti është dakorduar me pronarin e furrës “Proleće” që ata të jenë donatorë të shtrojave për tërë vitin. Ky vit ka kaluar, kjo ka qenë risi në mjedisin tonë dhe sidoqoftë ka hasur në gëzim të madh të prindërve dhe të fëmijëve por edhe të punonjësve të shkollës. Kjo ka qenë një shtrojë cilësore dhe fëmijët kanë qenë të kënaqur. Aksionin më pas e ka vazhduar furra “Arena”. Përsëri i jemi falënderuar qytetit, por ka qenë e qartë që nuk do të jetë e lehtë që qyteti të gjejë shujtat për më tutje. Pikërisht kur kemi planifikuar një aksion më intensiv për të kërkuar dhe siguruar shujta  falas, na është lajmëruar si donator kompania “Don Don” e cila merret me prodhimin e produkteve të ndryshme të furrës. Kam qenë e befasuar shumë këndshëm, është dashur që të organizojmë vetëm transportin e shujtave kurse ata edhe më tutje vazhdojnë me donacione. Jam shumë e kënaqur, pasi e kemi shujtën e cila është e ngrohtë, e shijshme dhe e freskët dhe e marrin në sasi më të mëdha sa që kërkojmë. Kështu që i kemi mbuluar edhe fëmijët me qëndrim ditor, na dërgojnë bukë të cilin ua ofrojmë fëmijëve më të varfër në shkollë që ta marrin në shtëpi. Fëmijët janë të ngopur dhe të gjithë jemi të kënaqur”, shpjegon drejtuesja Vuçkoviq.

 

Ky artikull është shkruar si pjesë e projektit “Njerëz të vërtetë – zgjidhje të vërteta”, i cili është financuar me mjete të BE-së si pjesë e Programit Mediatik 2014. Përmbajtja e shkrimit është përgjegjësi ekskluzive e BIRN Kosova dhe Rrjetit të Pavarur të Gazetarëve të Vojvodinës dhe në asnjë mënyrë nuk paraqet qëndrimet e Bashkimit Europian.