Rendet e Gjata Vazhdojnë në Kufi

Shoferët e zemëruar janë duke i braktisur veturat e tyre në Merdare të cilat janë në radhë të gjatë duke kaluar kufirin në Kosovë në këmbë. Në anën e Kosovë, të mërkurën, trafiku ishte i lirë dhe nuk pati radhë.

Gjersa policia thotë se nuk kanë parë një rënie drastike të njerëzve që udhëtojnë nga Kosova për në Serbi që nga furia e fundit e arrestimeve dhe incidenteve etnike, në fakt anëtarë të publikut, analistë dhe disa OJQ kosovare janë duke mënjanuar udhëtimet për në Serbi për shkak të frikës se mund të përfundojnë në burg.

“Jam duke pritur që nga ora tetë e mëngjesit të ditës së djeshme (e martë) për të kaluar kufirin, dhe tani është 12:30 dhe sapo kam kaluar, që do të thotë se unë kam pritur 28 orë për të kapërcyer nga Serbia në Kosovë,” thotë shoferi i kamionit, Feriza Muratovic nga Novi Pazari.

Gjatë kohës së kaluar të gazetës Jeta në Kosovë tek kufiri në Merdare, një Kosovar shqiptar, i cili nuk dëshiroi të identifikohej, kaloi kufirin në këmbë.

Ai tha se ka lënë kamionin e tij në anën tjetër, dhe vendosi të kalojë kufirin këndej për të pushuar pas pritjes rreth 24 orësh.

“Jam i ngujuar diku në kilometrin e dytë të radhës, dhe nuk e di se kur do të kapërcej, kështu kam lënë një kolegë në kamion dhe unë po shkoj të pushoj në ndonjë motel këtu afër,” tha ai. 

Policia e Kosovës fajëson neglizhencën në anën serbe për shkak të radhëve të gjata. “Udhëtarët dhe shoferët e kamionëve na thanë se është një radhë së paku katër kilometra në anën serbe në Merdare,” tha Baki Kelani, zëdhënës i policisë së Kosovës.

“Informata jonë është se policia serbe në Merdare janë duke punuar shumë ngadalë, si duket për shkak të procedurave të tyre të regjistrimit, apo diçka të tillë.”

“Ne dyshojmë se autoritetet serbe janë duke neglizhuar punën e tyre, kështu që radhë të mëdha të kamionëve janë krijuar për shkak të vonesave.”

Sipas të dhënave të policisë së Kosovës, rrjedha e trafikut në Merdare është rritur pasi Prishtina dhe Beogradi nënshkruan marrëveshjen e tyre për lirinë e lëvizjes, megjithëse nga niveli i ulët.

Një zëdhënës i ministrisë serbe të punëve të brendshme ka arsyetuar vonesat për shkak të kohës së Pashkëve, edhe pse radhët po shkaktojnë telashe tani e më shumë se një muaj. 

“Numri i njerëzve në kufi është i njëjtë dhe asgjë nuk ka ndryshuar. Radha është e gjatë sepse më shumë njerëz janë duke udhëtuar për shkak të pushimeve të Pashkëve,” tha zëdhënësi.