Një i Vrarë dhe Një i Plagosur

Viktima e këtij rasti është M. Rashica (28) i cili nga plagët e marra ka ndërruar  jetë. Bashkëudhëtari tjetër M. Rashinca (65) gjendet në QKUK, në trajtim të vazhdueshëm mjekësor.

Viktima është qëlluar nga persona të dyshuar me disa të shtëna në veturën e tij, përderisa paraprakisht iu kishte pamundësuar lëvizja me veturë nga ana e të dyshuarve, njofton policia.

Të dyshuarit për këtë rast janë Xh. Menxhiqi (59) dhe A. Menxhiqi (27). Policia njofton, se Xh. Menxhiqi, pas rastiti është larguar nga vendi i ngjarjes, por i është dorëzuar pastaj policisë, deri sa personi i dytë, është ende në arrati.

Policia e Kosovës njofton se duke kërkuar vendndodhjen e te arratisurit tjetër, kanë zbuluar vendin e fshehjes së armës që dyshohet se është përdorur në këtë rast.