Kandidati për deputet i AAK-së nga Peja flet për monopolin në homologim

Sali Lajqi, kandidat për deputet nga koalicioni AAK-PSD ka deklaruar se është kundër monopolit në homologim.

“Patjetër, s’duhet të lejojmë monopolin në asnjë fushë”, ka thënë Lajqi kur është pyetur se ashtë për apo kundër monopolit në homologim.

Në intervistën me 46 pyetje të KALLXO.com, ai ka thënë se do të angazhohet për zbatimin e ligjit në Kosovë nga ulësja e Kuvendit të Kosovës.

“Nëse bëhem deputet kauza e parë është sundimi i ligjit por me moton Kosova qind – përqind shtet me dinjitet, guxim dhe përkushtim”, ka thënë kandidati për deputet i AAK-së.

Sipas tij, nëse respektohen standardet evropiane në ndërtim, termocentrali i tretë me qymyr duhet të ndërtohet.

Sali Lajqi që vjen nga komuna e Pejës tha se është për ndërtimin e autostradës së Dukagjinit.

 

Më poshtë mund ta lexoni intervistën e plotë të kandidatit të AAK-së, Sali Lajqi:

KALLXO.com: Cila është kauza që keni me e shty nëse bëheni deputet?

Sali Lajqi: Nëse bëhem deputet kauza e parë është sundimi i ligjit por me moton Kosova qind – përqind shtet me dinjitet, guxim dhe përkushtim.

 KALLXO.com: Nëse e merrni mandatin a keni me vazhdu me qenë deputet apo keni me kalu me ndonjë post tjetër?

Sali Lajqi: Nëse e marr mandatin, besoj që më së miri do të ndihsha të isha pjesë e Parlamentit të Kosovës për të kontribuar për të drejtat dhe kërkesat e qytetarëve përmes angazhimit tim të drejtpërdrejtë.

KALLXO.com: Cilat taksa mendoni se duhet me u ulë dhe cilat me u rritë në Kosovë?

Sali Lajqi: Mendoj që taksat që janë për prodhuesit e ri, në përgjithësi për prodhuesit duhet të zbriten, kurse taksat që kanë për çështje luksoze apo për duhanin, për alkoolin e të ngjashme duhet të ngriten.

KALLXO.com: Cilat janë tri amandamentet e para që keni me i propozu?

Sali Lajqi: Njeri nga amandametet e para, ose rishqyrtimi është heqja e ligjit për mbi parkun nacional mbi territorin e zonës kadastrale të katërmbëdhjetë zonave kadastrale të Rugovës do të ishte angazhimi im i parë. Ligji mendoj unë që është pa e mendar mirë por është bërë vetëm sa për t’i plotësuar disa kritere.

KALLXO.com: Cilat janë tri problemet/nevojat kryesore e komunës prej nga vini?

Sali Lajqi: Peja njihet si qytet i ujit ose me ujë të bollshëm, kurse mbi 50 përqind të territorit është pa ujë të pijshëm. Në disa vende nuk ka fare sistem për ujë të pijes po edhe aty ku ka, verës mungon uji.

KALLXO.com: A ka gjasa me e ndërru partinë ku jeni tash?

Sali Lajqi: Jo.

KALLXO.com: A ka gjasa me votu kundër qëndrimit të grupit tuaj parlamentar?

Sali Lajqi: Do të angazhohem që së bashku me grupin tim parlamentar të bëjmë konsultime për të gjitha çështjet që na preokupojnë. Nëse vjen ndonjë kërkesë në kundërshtim me vullnetin tim ose të votuesve të mi, patjetër që do të distancohem.

KALLXO.com: Cili grup i diskriminuar do ta ndjenë më së shumti përkrahjen tuaj si deputet?

Sali Lajqi: Sidomos do të përkushtohem në mbrojtjen e të drejtave të punëtorëve në sektorin privat. Veçanërisht për sigurimet shëndetësore.

KALLXO.com: Çka do të bëni për përmirësimin e ambientit (mjedisit) dhe ajrit të ndotur në Kosovë?

Sali Lajqi: Do të angazhohem që ligjet e aprovuara të zbatohen. Ka mjaftë ligje por ato nuk po zbatohen.

KALLXO.com: A jeni PËR apo KUNDËR ndërtimit të termocentralit të tretë me qymyr?

Sali Lajqi: Duke marr parasysh pasuritë e thëngjillit të shtetit tonë dhe duke marr parasysh kriteret e ndërtimit të termocentraleve në Bashkimin Evropian, dhe nëse do të bëhej ndonjë studim dhe duke pasur parasysh mungesën e energjisë, besoj që kemi nevojë.

KALLXO.com: A jeni PËR apo KUNDËR djegies së qymyrit nëpër shtëpi gjatë dimrit?

Sali Lajqi: Duhet të krijojmë mundësi për ngrohje sepse as ata s’kanë dëshirë. Jam kundër

KALLXO.com: A jeni PËR apo KUNDËR përdorimit të qeseve të plastikës?

Sali Lajqi: Duhet të në treg të depërtojnë qeset nga letra. Jam kundër përdorimit të qeseve të plastikës.

KALLXO.com: A jeni PËR apo KUNDËR shitjes së Telekomit të Kosovës?

Sali Lajqi: Unë mendoj që Telekomi dhe të gjitha këto ndërmarrjet publike, mbi 50 për qind të aksioneve duhet të mbesin në dorën e shtetit, kurse për shkak të investimeve që kërkojnë, një pjesë të jenë te huaja ose investitor vendor.

KALLXO.com: A jeni PËR apo KUNDËR ndërtimit të autostradës së Dukagjinit?

Sali Lajqi: Duke pasur parasysh nevojat, po.

KALLXO.com: A jeni PËR apo KUNDËR shkëmbimit të territoreve me Serbi?

Sali Lajqi: Kundër.

KALLXO.com: A jeni PËR apo KUNDËR heqjes së tarifës me Serbinë?

Sali Lajqi: Në momentin që do të na njeh Serbia, tarifa duhet të hiqet.

KALLXO.com: A jeni PËR apo KUNDËR ndërtimit të hidrocentraleve në lumenjtë e Kosovës?

Sali Lajqi: Jam kundër ndërtimi të hidrocentraleve në lumenjtë e Kosovës.

KALLXO.com: A jeni PËR apo KUNDËR mbylljes së Universiteteve Publike nëpër komuna nëse nuk i akreditohen programet nga Agjencia e Akreditimit?

Sali Lajqi: Unë jam që Agjencia e Akreditimit të jetë në nivel të lartë profesional dhe vendimet e saj duhet të respektohen. Po, pikë së pari ai agjencion duhet të jetë kredibil.

KALLXO.com: A jeni PËR apo KUNDËR monopolit në homoligim?

Sali Lajqi: Patjetër, s’duhet të lejojmë monopolin në asnjë fushë.

KALLXO.com: A jeni PËR apo KUNDËR martesave në mes të gjinisë së njëjtë?

Sali Lajqi: Tradicionalisht jam kundër por duke marr parasysh të drejtën e njeriut për përzgjedhje, është çështje e tyre.

KALLXO.com: A jeni PËR apo KUNDËR bartjes së shamive në shkolla?

Sali Lajqi: Jam kundër bartjes së burkave apo ferexheve por shamia është çështje personale. Liria e njeriut nuk duhet të kufizohet.

KALLXO.com: A jeni PËR apo KUNDËR kuotës për deputetë nga diaspora?

Sali Lajqi: Patjetër duhet të inkuadrohen në vendimmarrjen e Kosovës, jam për.

KALLXO.com: A je PËR apo KUNDËR ridizajnimit të skemës për veteranët e luftës me të cilën është abuzu?

Sali Lajqi: Unë mendoj që abuzimet kanë qenë të pakta, por duke lexuar ligjin ndoshta ka nevojë ka nevojë të rishikohet.

KALLXO.com: A jeni PËR apo KUNDËR heqjes së kartonit të gjelbër për diasporën?

Sali Lajqi: Patjetër, duhet të hiqet.

KALLXO.com: Kush po ua financon fushatën?

Sali Lajqi: Nuk bëj ndonjë fushatë të madhe, prapa meje nuk qëndron asnjë biznes. Vetë.

KALLXO.com: Sa vende pune i keni momentalisht dhe sa vende pune keni me i mbajt gjatë kohës kur jeni deputet/ministër?

Sali Lajqi: kam vend pune vazhdimisht kam pasur vetëm një vend pune. Besoj se do ta vazhdoj atë vend pune, jam arsimtar në Pejë.

KALLXO.com: Sa janë të hyrat mujore dhe çfarë pasurie keni?

Sali Lajqi: I kam deklaruar pasurinë i kam të deklarua të gjitha. Unë kam të ardhura nga puna që bëj, bashkëshortja po ashtu ka të hyra, kam edhe pension si invalid i luftës. Kam shtëpi familjare në fashat por të gjitha janë të deklaruara.

KALLXO.com: A e keni pasurinë e përbashkët me grune/burrin? Nëse jo, a keni me e regjistru bashkarisht?

Sali Lajqi: Një pjesë e pasurisë është në emër të bashkëshortes e një pejsë në emrin tim. Besoj në të ardhmen duhet të bëhet.

KALLXO.com: Heren e fundit kur jeni sëmurë, ku jeni shëru, në spital privat apo publik?

Sali Lajqi: Nuk kam pasur rastin kurrë të shërohem në spitalet privatet, vazhdimisht në publike.

KALLXO.com: Ku keni me shku kur të bëheni deputet nëse sëmureni?

Sali Lajqi: Besoj përsëri në spitale publike.

KALLXO.com: Fëmijët tuaj a janë në shkolla publike apo private?

Sali Lajqi: I kam katër fëmijë, të gjithë janë në shkolla publike.

KALLXO.com: Sa familjarë i keni të papunë dhe a keni me i punësu gjatë kohës që e merr mandatin?

Sali Lajqi: Gjashtë anëtarët e familjes, unë dhe bashkëshortja punojmë, besoj se ata me punën e vetë do t’i krijojnë mundësitë e punësimit..

KALLXO.com: Qysh keni me votu për fatin e Trepçës, me u privatizu apo me mbet nën qeverisjen shtetërore?

Sali Lajqi: Unë mendoj për të gjitha ndërmarrjet publike që duhet të jenë mbi 51% në pronësi të shtetit.

KALLXO.com: Me cilin projekt keni me e kushtëzu votën tuaj për buxhet?

Sali Lajqi: Me asnjë projekt nuk do të kushtëzoj, por do të përpiqem që të jem aktiv dhe propozimet e mia t’i kaloj në grupin tim paralamtntar.

KALLXO.com: Cili ka me qene projekti/puna me te cilen keni me lane gjurme/trashegimia juaj si deputet?

Sali Lajqi:  Do të përkushtohem maksimalisht për rishikimin e ligjit për parkun nacional  zonat e Rugovës.

KALLXO.com: Sa pyetje parlamentare keni me i parashtru brenda një viti?

Sali Lajqi: Varsisht prej nevojave dhe zhvillimeve.

KALLXO.com: Sa takime me qytetarë keni me i mbajtë gjatë një viti/mandati?

Sali Lajqi: Sipas nevojës.

KALLXO.com: Makinat më të vjetra se cili vit nuk duhet të lejohen të importohen në Kosovë?

Sali Lajqi: unë mendoj që duhet të aplikohen ligjet e Bashkimit Evropian, të gjitha mjetet që janë teknikisht duhet të lejohen, gjendja e tyre nuk mund të përcaktohet në bazë të vjetërisë por në bazë të gjendjes teknike.

KALLXO.com: Sa dëgjime publike keni me i iniciu ne komisionet ku keni me qene pjese?

Sali Lajqi: Sa më tepër dëgjime publike aq më të vlefshme dhe me të vlershme do të jenë vendimet.

KALLXO.com: A jepni dorëheqje nëse ju ngritet aktakuzë?

Sali Lajqi: Personalisht do të isha në një sfidë për të jap dorëheqje për shkak të klimës së pabesueshmërisë në organet e drejtësisë së Kosovës dhe për t’i hapur rrugë pafajësisë sime do jepja dorëheqje.

KALLXO.com: A e votoni rrëzimin e qeverisë nëse kryeministri ka aktakuzë?

Sali Lajqi: Aktakuzat mund të ngritën të pabaza, prandaj unë mendoj megjithatë sundimi i ligjit është mbi të gjitha.

KALLXO.com:  A e votoni një qeveri që i ka mbi 15 Ministri?

Sali Lajqi:  Unë do të angazhohem që të kemi ligjin mbi Qeverinë që mos të kemi  mbi vullnetin e askusjtë.

KALLXO.com: Sa zv.ministra duhet t’i ketë një ministri?

Sali Lajqi: Maksimumi të jetë dy.

KALLXO.com: A keni me i votu për anëtarësim në borde të ndërmarrjeve publike & shoqërore njerëzit që nuk i plotësojnë kushtet për emërim?

Sali Lajqi: Nuk do të votoj.

KALLXO.com: A keni me i bo transparente fondet e partisë?

Sali Lajqi: Të gjitha që janë në fushën time do të t’i bëj transparente.

KALLXO.com: A keni me i hape dokumentet/faturat ne kuvend/ministri?

Sali Lajqi: Transparenca duhet të jetë në maksimum.