Kandidati i LDK-së premton se nëse bëhet deputet do të largohet nga posti i nënkryetarit të komunës

Hasan Alija, kandidat për deputet nga Lidhja Demokratike e Kosovës, në një intervistë për KALLXO.com tregon se nëse merr besimin e qytetarëve për t’i përfaqësuar ata në kuvend, do të lë punën që ka si Nënkryetar i  Komunës së Vitisë dhe do të mbaj vetëm postin e deputetit.

Ai thotë se është për heqjen e tarifës me Serbinë si dhe për ndërtimin e hidrocentraleve në lumenjtë e Kosovës.

Tutje ai shton se nuk pretendon të ndërrojë parti, ndërsa shton se fëmijët e deputetëve nuk mund të rrinë pa u punësuar vetëm se kanë prindër deputetë.

Alija në pyetjet specifike të KALLXO.com dha qëndrimet e tij, ku tha se është kundër martesave në mes të gjinisë së njëjtë, kundër përdorimit të qeseve të plastikës.

Fati i Trepçës sipas Aliajt duhet të mbetet nën qeverisje shtetërore deri sa shton edhe se do të votoj rrëzimin e qeverisë nëse edhe kryeministri i LDK-së ka aktakuzë.

Më poshtë mund të lexoni intervistën e plotë me Hasan Aliajn:

KALLXO.com: Cila është kauza që keni me e shty nëse boheni deputet?

Hasan Alija: Të gjitha kauzat që janë në progres të Kosovës mendoj se do të i shtyej.

KALLXO.com: Nëse e merrni mandatin a keni me vazhdu me qenë deputet apo keni me kalu me ndonjë post tjetër?

Hasan Alija:  Nëse e marr mandatin do të mbes deputet.

KALLXO.com: Cilat taksa mendoni se duhet me u ulë dhe cilat me u rritë në Kosovë?

Hasan Alija:  Ato që mundësojnë zhvillimin në Kosovë duhet me u ulë.

KALLXO.com: Cilat janë tri amandamentet e para që keni me i propozu?

Hasan Alija:  Janë, çështja e arsimit, politikave sociale dhe shëndetësisë.

KALLXO.com: Cilat janë tri problemet/nevojat kryesore e komunës prej nga vini?

Hasan Alija:  Çështja e kyçjes së Vitisë në autostradë, rregullimi i lumenjëve, pasi Vitia është vend bujqësor.

KALLXO.com: A ka gjasa me e nderru partinë ku jeni tash?

Hasan Alija: Kurrë asnjëherë.

KALLXO.com: A ka gjasa me votu kundër qëndrimit të grupit tuaj parlamentar?

Hasan Alija:  Nëse është në pyetje aspekti nacional dhe vlerësoj unë mund të ndodh.

KALLXO.com: Cili grup i diskriminuar do ta ndjenë më së shumti përkrahjen tuaj si deputet?

Hasan Alija:  Shtresa sociale.

KALLXO.com: Çka do të bëni për përmirësimin e ambientit (mjedisit) dhe ajrit të ndotur në Kosovë?

Hasan Alija:  Do të bëj përpjekje që të ketë lëndë mësimore për edukim të fëmijëve.

KALLXO.com: A jeni PËR apo KUNDËR ndërtimit të termocentralit të tretë me qymyr?

Hasan Alija:  Kundër.

KALLXO.com: A jeni PËR apo KUNDËR djegjes së qymyrit nëpër shtëpi gjatë dimrit?

Hasan Alija:  Kundër.

KALLXO.com: A jeni PËR apo KUNDËR përdorimit të qeseve të plastikës?

Hasan Alija:  Kundër.

KALLXO.com: A jeni PËR apo KUNDËR shitjes së Telekomit të Kosovës?

Hasan Alija:  Kundër.

KALLXO.com: A jeni PËR apo KUNDËR ndërtimit të autostradës së Dukagjinit?

Hasan Alija:  Kundër.

KALLXO.com: A jeni PËR apo KUNDËR shkëmbimit të territoreve me Serbi?

Hasan Alija:  Kundër.

KALLXO.com: A jeni PËR apo KUNDËR heqjes së tarifës me Serbinë?

Hasan Alija:  Për.

KALLXO.com: A jeni PËR apo KUNDËR ndërtimit të hidrocentraleve në lumenjtë e Kosovës?

Hasan Alija:  Për.

KALLXO.com: A jeni PËR apo KUNDËR mbylljes së Universiteteve Publike nëpër komuna nëse nuk i akreditohen programet nga Agjencia e Akreditimit?

Hasan Alija:  Jam për mbylljen e kolegjeve private dhe zvoglimin e universiteteve nëpër komuna.

KALLXO.com: A jeni PËR apo KUNDËR monopolit në homoligim?

Hasan Alija:  Jam për heqjen e monopolit.

KALLXO.com: A jeni PËR apo KUNDËR martesave në mes të gjinisë së njëjtë?

Hasan Alija:  Kundër.

KALLXO.com: A jeni PËR apo KUNDËR bartjes së shamive në shkolla?

Hasan Alija:  Jam që të respektohet liria e të drejtave të njeriut.

KALLXO.com: A jeni PËR apo KUNDËR kuotës për deputetë nga diaspora?

Hasan Alija:  Për.

KALLXO.com: A je PËR apo KUNDËR ridizajnimit të skemës për veteranët e luftës me të cilën është abuzu?

Hasan Alija:  Për.

KALLXO.com: A jeni PËR apo KUNDËR heqjes së kartonit të gjelbërt për diasporën?

Hasan Alija:  Për.

KALLXO.com: Kush po ua financon fushatën?

Hasan Alija:  E financojnë donatorët.

KALLXO.com: Sa vende pune i keni momentalisht dhe sa vende pune keni me i mbajtë gjatë kohës kur jeni deputet/ministër?

Hasan Alija:  Veç një vend pune e kam dhe asnjë sdo ta mbaj nëse bëhem deputet.

KALLXO.com: Sa janë të hyrat mujore dhe çfarë pasurie keni?

Hasan Alija:  Të hyrat i kam si nënkryetar i komunës dhe kam një mini fermë me vëllain.

KALLXO.com: A e keni pasurine e perbashket me grune/burrin? Nese jo, a keni me e regjistru bashkarisht?

Hasan Alija:  Po.

KALLXO.com: Heren e fundit kur jeni sëmurë, ku jeni shëru, në spital privat apo publik?

Hasan Alija:  Kam harruar kur kam qenë i sëmurë përveç gripeve.

KALLXO.com: Ku keni me shku kur të beheni deputet nëse sëmureni?

Hasan Alija:  Spitale publike.

KALLXO.com: Fëmijët tuaj a janë në shkolla publike apo private?

Hasan Alija:  Të gjithë në shkolla private një fëmijë e kam inxhinier.

KALLXO.com: Sa familjarë i keni të papunë dhe a keni me i punësu gjatë kohës që e merr mandatin?

Hasan Alija:  Familjarë të papunësuar i kam tre dhe në rast se ata që e kryejnë fakultetin, dhe mundësia për gjetjen e punës do të jetë e lirë nuk mundet fëmija për shkak se e ka prindin deputet mos me u punësu.

KALLXO.com: Qysh keni me votu për fatin e Trepçës, me u privatizu apo me mbetë nën qeverisjen shtetërore?

Hasan Alija:  Nën qeverisje shtetërore.

KALLXO.com: Me cilin projekt keni me e kushtëzu votën tuaj për buxhet?

Hasan Alija:  Projektin për ndarjen e buxhetit në mënyrë të barabartë.

KALLXO.com: Cili ka me qene projekti/puna me te cilen keni me lane gjurme/trashegimia juaj si deputet?

Hasan Alija:  Të gjitha ato që janë të rëndësisë së veçantë të zhvillimit ekonomik dhe nacional.

KALLXO.com: Sa pyetje parlamentare keni me i parashtru brenda një viti?

Hasan Alija:  Gjithmonë kur e ndjej vetëmn se do të kontriboj do të bëj pyetje.

KALLXO.com: Sa takime me qytetarë keni me i mbajtë gjatë një viti/mandati?

Hasan Alija:  Çdo javë në bazë në viti.

KALLXO.com: Makinat më të vjetra se cili vit nuk duhet të lejohen të importohen në Kosovë?

Hasan Alija:  Konsideroj 10 vjeçar.

KALLXO.com: Sa degjime publike keni me i iniciu ne komisionet ku keni me qene pjese?

Hasan Alija:  Do të jem afër qytetarëve do të shqyrtoj mundësinë ashtu siç kam vepruar në Komunën e Vitisë.

KALLXO.com:  A jepni dorëheqje nëse ju ngritet aktakuzë?

Hasan Alija:  Po.

KALLXO.com: A e votoni rrëzimin e qeverisë nëse kryeministri ka aktakuzë?

Hasan Alija:  Po.

KALLXO.com:  A e votoni një qeveri që i ka mbi 15 Ministri?

Hasan Alija:  Jo.

KALLXO.com: Sa zv.ministra duhet t’i ketë një ministri?

Hasan Alija:  Dy.

KALLXO.com: A keni me i votu për anëtarësim në borde të ndërmarrjeve publike & shoqërore njerëzit që nuk i plotësojnë kushtet për emërim?

Hasan Alija:  Vetëm njerëz profesional.

KALLXO.com: A keni me i bo transparente fondet e partisë?

Hasan Alija:  Po.

KALLXO.com: A keni me i hape dokumentet/faturat ne kuvend/ministri?

Hasan Alija:  Po.