Steinheur: Fushata dezinformuese e Rusisë synon të minojë marrëdhëniet e Kosovës me SHBA-të

Në dekadën e fundit, vendet e Ballkanit Perëndimor janë vënë në shënjestër të fushatave dezinformuese të Rusisë.

Historiani amerikan Jason Steinheur, i cili së fundmi mori pjesë në një konferencë mbi këtë temë në Kosovë, në një intervistë për Zërin e Amerikës thotë se bëhet fjalë për një plan rus që ka për qëllim të minojë marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara e Bashkimit Evropian dhe ta largojë rajonin nga rreshtimi me aleancën transatlantike.

Në një intervistë me gazetaren Garentina Kraja ai thotë se deri më tani ky plan ka shënuar sukses të moderuar për shkak të financimit, pakënaqësive të brendshme dhe arsyeve historike.

Intervista e plotë: