Foto: KALLXO.com

(Dokument): Dallavere gjatë numërimit të votave në shkollën ‘Rasim Kiçina’ në Drenas

Parregullsi të shumta kanë ndodhur në numërimin e votave për kandidatë në qendrën e votimit 0301E, përkatësisht në vendvotimin 01R në shkollën fillore “Rasim Kiçina” në Drenas.

Numërimi i votave për disa prej kandidatëve të partive politike në Drenas doli se nuk është bërë në formën e duhur pasi që gjatë rinumërimit shumë kandidatëve u rritën votat e disa të tjerëve u hoqën.

KALLXO.com zbulon se disa prej partive e koalicioneve ndonëse votat për parti ishin regjistruar në formularët e rezultateve, votat për kandidatët për deputet kishin munguar pastaj.

Formulari i përputhjes së të dhënave dhe rezultateve tregon dallime gjatë numërimit dhe rinumërimit.

Nisma Socialdemokrate-AKR-PD

Vendvotimin 01R të Qendrës së votimit 0301E në Drenas në shkollën fillore “Rasim Kiçina” nuk janë regjistruar fare votat e kandidatëve të koalicionit NISMA- AKR-PD, LDK-së, Partisë Euroatlantike e Kosovës dhe Partisë Fjala.

Në qendrën e votimit 0301E, vendvotimi 01R, koalicionin Nisma Socialdemokrate, Aleanca Kosova e re dhe Partia e Drejtësisë nxori me gjithsejtë 21 vota të grumbulluara.

Por, në formularin e rezultateve të kandidatëve, kandidatët e koalicionit Nisma Socialdemokrate-AKR-PD nuk morën asnjë votë.

Ndërkaq, rezultat tjetër për kandidatet e këtij koalicioni nxori rinumërimi i vendvotimit 0301E/01R.

Nga 110 kandidatët e Nisma Socialdemokrate- AKR-PD, 35 nga ta kishin marr vota në zgjedhjet e 6 tetorit, sipas rinumërimit.

Tabela më poshtë shpjegon dallimet në vota të kandidatëve të këtij koalicioni nga numërimi dhe rinumërimi i vendvotimit në shkollën në qendër të komunës së Drenasit “Rasim Kiçina”.

Në këtë shkollë, kur u numëruan votat kryesues ishte, Kujtim Sejda ndërsa anëtarë ishin, Fatime Kastrati, Teuta Haxhiu, Lulzim Rrukiqi dhe Arizona Ferizi.

Ndërkaq, në rinumërim të vendvotimit 0301E/01R ishin, Mevlide Osmani- Jahiri, kryesuese dhe anëtarët Ensar Fejziu, Qendresa Rizani, Mirlinda Mazreku dhe Driton Osmani.

Në numërimin e votave në shkollën “Rasim Kiçina” në Drenas, kryetari i Nismës Socialdemokrate dhe kandidati për kryeministër i koalicionit Nisma-AKR-PD, Fatmir Limaj nuk kishte asnjë votë, por pas rinumërimit atij iu shtuan 11 vota.

Vota gjatë numërimit nuk kishte edhe kryetari i AKR-së dhe numri dy i listës së koalicionit, Behgjet Pacolli, por pas rinumërimit, atij iu shtuan 5 vota.

Pra, përveç tyre, gjatë numërimit vota nuk kishin pasur edhe 33 kandidatë për deputet, por atyre iu shtuan pasi ndodhi rinumërimi.

 

Emri i kandidatit Numërimi Rinumërimi
Fatmir Limaj 000 011
Behgjet Pacolli 000 005
Bilall Sherifi 000 001
Islam Pacolli 000 001
Mirlinda Sopi- Krasniqi 000 001
Zafir Berisha 000 001
Endrit Shala 000 006
Valdrin Lluka 000 001
Valdete Bajrami 000 002
Skender Reçica 000 005
Vesel Makolli 000 001
Dardan Krasniqi 000 007
Arbenita Halilaj 000 001
Fatmir Matoshi 000 003
Nustret Çubreli 000 001
Isa Xhemajli 000 005
Myzejene SelMANI 000 001
Ekrem Mustafa 000 002
Arbane Hajdaraj 000 001
Musa Dervishaj 000 004
Muhamet Gashi 000 001
Arianit Ibrahimi 000 002
Kastriot Sylejmani 000 001
Zejnije Veliu 000 001
Gezon Berisha 000 002
Violeta Dema 000 001
Driton Ademi 000 003
Hajrije Gashi 000 002
Drenushe Hajzeri- Geci 000 005
Mehdi Thaqi 000 001
Lule Berisha- Zabelaj 000 003
Xhafer Plakiqi 000 001
Artan Haziri 000 001
Eqrem Berisha 000 001
Liman Krasniqi 000 002

 

Lidhja Demokratike e Kosovës

Në shkollën fillore “Rasim Kiçina” në qendër të Drenasit, përkatësisht në qendrën e votimit 0301E vendvotimi 01R, Lidhja Demokratike e Kosovës mori 24 vota nga 381 sa ishin në total vota të vlefshme në këtë vendvotim.

Por, KALLXO.com zbulon se në numërimin e votave të kandidatëve për deputet nga LDK nuk ishin përshkruar në formularin e rezultateve të kandidateve.

Në këtë formular kur ishin numëruar votat, asnjë kandidat i kësaj partie nuk kishte marr vota.

Por, ndryshe doli të jetë kur në këtë vendvotim u bë rinumërimi.

31 kandidat për deputetë nga 110 sa ishin nga LDK, kishin marr vota në vendvotimin 0301E/01R.

Në tabelën e më poshtme janë renditur të gjithë kandidatet të cilët gjatë numërimit nuk kishin vota ndërsa gjatë rinumërimit kishin vota.

Në këtë shkollë, kur u numëruan votat kryesues ishte, Kujtim Sejda ndërsa anëtarë ishin, Fatime Kastrati, Teuta Haxhiu, Lulzim Rrukiqi dhe Arizona Ferizi.

Ndërkaq, në rinumërim të vendvotimit 0301E/01R ishin, Mevlide Osmani- Jahiri, kryesuese dhe anëtarët Ensar Fejziu, Qendresa Rizani, Mirlinda Mazreku dhe Driton Osmani.

Ndonëse në numërimin e votave kandidatja për kryeministre nga LDK, Vjosa Osmani nuk kishte asnjë votë, kur u rinumëruan ato ajo mori 19 vota.

Vota pas rinumërimit mori edhe kandidati për deputet i kësaj partie, Kujtim Gashi, 5 gjithsejtë, ndonëse në herën e parë të numërimit, ai nuk kishte marr fare vota në vendvotimin 0301E/01R.

Nga 5 vota pas rinumërimit morën edhe dy kandidatet për deputetë, Avdullah Hoti e Lumir Abdixhiku megjithëse ata në herën e parë kur u numëruan nuk kishin marr vota.

Ngjashëm kishte ndodhë edhe me 27 kandidatë të tjerë të LDK të cilëve iu shtuan votat pasi u rinumëruan ato në vendvotimin e 01R në shkollën “Rasim Kiçina” në Drenas.

 

Emri i kandidatit Numërimi Rinumërimi
Vjosa Osmani 000 019
Kujtim Shala 000 005
Avdullah Hoti 000 005
Lumir Abdixhiku 000 005
Anton Quni 000 007
Lirije Kajtazi 000 001
Besian Mustafa 000 003
Doruntine Maloku- Kastrati 000 001
Ismet Beqiri 000 001
Valon Murtezaj 000 006
Arban Abrashi 000 005
Besa Gaxherri 000 001
Vlora Dumoshi 000 002
Florian Dushi 000 001
Fatmir Rexhepi 000 001
Muhamet Hamiti 000 002
Xhavit Rexhaj 000 004
Vlora Limani- Hajnuni 000 001
Flutura Beka- Kamberaj 000 002
Imet Rrahmani 000 001
Naser Rugova 000 001
Brikenda Kryeziu 000 001
Kumrije Sahiti 000 001
Ilir Tasholli 000 002
Brahim Selimaj 000 004
Kujtim Prekazi 000 001
Faik Zekaj 000 001
Haki Demolli 000 004
Marigona Geci 000 003
Fetah Rudi 000 003
Artan Gjokaj 000 002

 

Partia “Fjala”

Shpërputhje votash për kandidatët për deputeti parti edhe te partia “Fjala” që udhëhiqet nga Gëzim Kelmendi.

Pasi u numëruan votat më 6 tetor, kjo parti mori në Drenas 2 vota ndërsa kandidatët e saj për deputet asnjë.

Por, pasi u rinumëruan ato, doli që gjashtë kandidat për deputet morën nga një votë.

Emri i kandidatit Numërimi Rinumërimi
Gëzim Kelmeni 000 001
Berat Dajaku 000 001
Avni Çakmaku 000 001
Xhevdet Maloku 000 001
Musa Krasniqi 000 001
Arton Saliku 000 001

 

Partia Euroatlantike e Kosovës (PEK)

Ngjashëm, siç kishte ndodhë me tri partitë më lartë, ndodhi edhe me partinë e Milaim Zekës, Partinë Euroatlantike të Kosovës.

Pasi u numëruan votat në qendrën e votimit 0301E, vendvotimi 01R, PEK kishte marr 2 vota por kandidatët e saj për deputet nuk kishin asnjë votë në formular.

Por, rinumërimi i votave ndryshoi këtë rezultat. Në tabelën më poshtë janë përshkruar ndryshimet nga numërimi dhe rinumërimi i votave në këtë vendvotim për partinë PEK.

Emri i kandidatit Numërimi Rinumërimi
Milaim Zeka 000 002
Faton Kurti 000 001
Behare Rexhepi 000 002
Hysen Gecaj 000 002
Finesa Berisha 000 001
Xhafer Ismaili 000 001
Enver Seferi 000 001

 

Partia Demokratike e Kosovës

Dallime në votat për kandidatë janë parë tek Partia Demokratike e Kosovës.

Numërimi dhe rinumërimi i vendvotimit 01R ka nxjerr rezultate të ndryshme për kandidatët e PDK-së.

Kështu, kreu i kësaj partie në numërim kishte 213 vota mirëpo pas rinumërimit atij iu shtuan 7 vota.

Dallime, siç e shpjegon edhe tabela më poshtë, patën edhe kandidatë të tjerë të PDK-së gjatë numërimit dhe rinumërimit. Kështu, Xhavit Haliti kishte marr më shumë vota gjatë numërimit por pasi u rinumëruan, atij iu hoqën 2 vota.

 

Emri i kandidatit Numërimi Rinumërimi
Kadri Vesli 213 220
Memli Krasniqi 013 014
Uran Ismaili 048 049
Xhavit Haliti 012 010
Safete Hdergjonaj 006 007
Elmi Reçica 009 008
Fatmir Xhelili 022 021
Ramë Buja 009 010
Andin Hoti 003 002
Ferat Shala 064 063
Sejdi Hoxha 069 068
Mexhide Mjaku Topalli 000 001
Gentiana Beqa-Ahmeti 002 000
Raif Qela 001 002
Elmije Plakiqi 016 017
Shqiptar Demaçi 008 007
Isni Kilaj 003 002
Fadil Nura 019 021
Leonora Morina Bunjaku 007 006
Gonxhe Çaushi 004 006
Gani Halilaj 066 068
Suzana Gjergji 002 003
Petrit Hajdari 106 108
Ilir Kurteshi 008 009
Erlehta Osmani 000 001
Fitim Selimi 001 002
Esat Isufi 003 004
Muhamet Gjeka 037 038
Mirjeta Rrukolli 004 003
Mustafë Grainca 002 000
Riad Rashiti 000 001
Hidaim Rama 014 015
Faik Geci 005 004
Pashk Buzhela 004 005
Bekim Haxhiu 006 007

 

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Partia Socialdemokrate

Dallime në vota pas numërimit dhe rinumërimit kishte edhe në koalicionin AAK-PSD.

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, pas numërimit i kishte 13 vota ndërsa pasi u rinumëruan iu shtua një votë. Edhe kandidates nga koalicioni AAK-PSD, Arta Ahmeti Gjylani iu shtua një votë, nga 8 në 9. Ndërsa, kandidates tjetër Dhurata Salihi, nga numërimi nuk kishte fare vota mirëpo pas rinumërimit i kishte marr 3 vota.

 

Emri i kandidatit Numërimi Rinumërimi
Ramush Haradinaj 013 014
Arta Ahmeti Gjylani 008 009
Dhurata Salihi 000 003

Ndërkaq në listat e kandidatëve të Lëvizjes Vetëvendosje, Beni Kizolli në numërim kishte pasur 1 votë ndërsa pas rinumërimit 2, Driton Tali në numërim pati 1 votë pas rinumërimit 2 vota, kurse Sali Zyba në numërim nuk kishte pasur fare vota ndërkaq pas rinumërimit nuk kishte shënim në regjistrin e votave për kandidatë.

Mos përputhje të votave pati edhe në listën e Partisë Liberale Egjiptiane. Veton Berisha në numërim kishte një votë por gjatë rinumërimit atij iu bënë dy. Kandidatja për deputete Albane Reshitaj në numërim nuk pati vota ndërsa pas rinumërimit mori 1.

Në këtë shkollë, kur u numëruan votat kryesues ishte, Kujtim Sejda ndërsa anëtarë ishin, Fatime Kastrati, Teuta Haxhiu, Lulzim Rrukiqi dhe Arizona Ferizi.

Ndërkaq, në rinumërim të vendvotimit 0301E/01R ishin, Mevlide Osmani- Jahiri, kryesuese dhe anëtarët Ensar Fejziu, Qendresa Rizani, Mirlinda Mazreku dhe Driton Osmani.