Rinumërohen 1102 vendvotime deri më tani

Në Qendrën për Numërim dhe Rezultate po vazhdon rinumërimi i vendvotimeve për të cilat ka vendosur PZAP-i.

Deri më tani janë rinumëruar 1102 vendvotime, nga 1.500 vendvotimeve sa do të rinumërohet.

Momentalisht në proces të rinumërimit janë 33 vendvotime.

 

 

Më së shumti vëzhgues në QNR vazhdojnë të kenë Lëvizja Vetëvendosje dhe koalicioni Nisma-AKR-PD me nga 31 vëzhgues.

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK)ka 17 vëzhgues, Lista Serbe dhe AAK kanë nga dy vëzhgues, ndërsa nga organizatat ndërkombëtare janë dy vëzhgues.

Më 11 nëntor Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP)  ka urdhëruar Komisionin Qendror të Zgjedhjeve që të bëjë rinumërimin e rreth 1.500 vendvotimeve.

Këtë vendim PZAP e ka arsyetuar me mospërputhjen e të dhënave dhe rezultateve për shkak të gabimit teknik në të shtypur të Formularit të Përputhjes së Rezultateve (FPR).

Procesi i rinumërimi ka filluar më 13 nëntor dhe pritet të përfundojë para ditës së hënën.

Rinumërohen mbi 78% e vendvotimeve

Gabimi që çoi në rinumërimin e rreth 1.500 vendvotimeve