'Dallaveret' me vota, Prokuroria jep detaje për arrestimin e një gruaje në aeroport të Prishtinës

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka nis hetime ndaj një gruaje e cila u arrestua dje në aeroportin e Prishtinës.

Ajo po dyshohet se ka kryer veprën penale “dhënia ose marrja e ryshfetit në lidhje me votimin”.

“Referuar pyetjeve tuaja ju njoftojmë lidhur me këtë rast se, me aktvendim të prokurorit të shtetit është ndaluar një person në kohëzgjatje prej 48 orësh, për shkak të dyshimit se ka kryer veprën penale nga neni 212 të KPRK-së”, thuhet në përgjigjen e Prokurorisë Themelore të Prishtinës për KALLXO.com.

“Lidhur me këtë çështje penale, prokurori i shtetit në koordinim me policinë janë duke i ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore”, thuhet tutje në përgjigje.

Sot gjatë ditës, Policia e Kosovës ka njoftuar se dje rreth orës 17:00 në Aeroportin Ndërkombëtarë të Prishtinës është arrestuar një grua.

Gjatë kontrollit, asaj iu gjetën disa lista me emra dhe kopje të letërnjoftimeve.

Arrestohet një grua në aeroport të Prishtinës, në valixhe iu gjetën kopje të fletëvotimeve

www.kallxo.com