Drenas, rinumërmi ua ktheu ‘votat e avulluara’ kandidatëve të NISMA-s-AKR-PD

Numërimi i votave më 6 tetor në shkollën “Rasim Kiçina” në Drenas, përkatësisht në qendrën e votimit 0301E, vendvotimi 01R, koalicionin Nisma Socialdemokrate, Aleanca Kosova e Re dhe Partia e Drejtësisë nxori me gjithsejtë 21 vota të grumbulluara.

Por, në formularin e rezultateve të kandidatëve, kandidatët e koalicionit Nisma Socialdemokrate-AKR-PD nuk morën asnjë votë.

Ndërkaq, rezultat tjetër për kandidatet e këtij koalicioni nxori rinumërimi i vendvotimit 0301E/01R.

Nga 110 kandidatët e Nisma Socialdemokrate- AKR-PD, 35 nga ta kishin marr vota në zgjedhjet e 6 tetorit, sipas rinumërimit.

Tabela më poshtë shpjegon dallimet në vota të kandidatëve të këtij koalicioni nga numërimi dhe rinumërimi i vendvotimit në shkollën në qendër të komunës së Drenasit “Rasim Kiçina”.

Në këtë shkollë, kur u numëruan votat kryesues ishte, Kujtim Sejda, ndërsa anëtarë ishin, Fatime Kastrati, Teuta Haxhiu, Lulzim Rrukiqi dhe Arizona Ferizi.

Ndërkaq, në rinumërim të votave të vendvotimit 0301E/01R ishin, Mevlide Osmani- Jahiri, kryesuese dhe anëtarët Ensar Fejziu, Qendresa Rizani, Mirlinda Mazreku dhe Driton Osmani.

Në numërimin e votave në shkollën “Rasim Kiçina” në Drenas, kryetari i Nismës Socialdemokrate dhe kandidati për kryeministër i koalicionit Nisma-AKR-PD, Fatmir Limaj nuk kishte asnjë votë, por pas rinumërimit atij iu shtuan 11 vota.

Vota gjatë numërimit nuk kishte edhe kryetari i AKR-së dhe numri dy i listës së koalicionit, Behgjet Pacolli, por pas rinumërimit, atij iu shtuan 5 vota.

Pra, përveç tyre, gjatë numërimit vota nuk kishin pasur edhe 33 kandidatë për deputet, por atyre iu shtuan pasi ndodhi rinumërimi.

Emri i kandidatit Numërimi Rinumërimi
Fatmir Limaj 000 011
Behgjet Pacolli 000 005
Bilall Sherifi 000 001
Islam Pacolli 000 001
Mirlinda Sopi- Krasniqi 000 001
Zafir Berisha 000 001
Endrit Shala 000 006
Valdrin Lluka 000 001
Valdete Bajrami 000 002
Skender Reçica 000 005
Vesel Makolli 000 001
Dardan Krasniqi 000 007
Arbenita Halilaj 000 001
Fatmir Matoshi 000 003
Nustret Çubreli 000 001
Isa Xhemajli 000 005
Myzejene SelMANI 000 001
Ekrem Mustafa 000 002
Arbane Hajdaraj 000 001
Musa Dervishaj 000 004
Muhamet Gashi 000 001
Arianit Ibrahimi 000 002
Kastriot Sylejmani 000 001
Zejnije Veliu 000 001
Gezon Berisha 000 002
Violeta Dema 000 001
Driton Ademi 000 003
Hajrije Gashi 000 002
Drenushe Hajzeri- Geci 000 005
Mehdi Thaqi 000 001
Lule Berisha- Zabelaj 000 003
Xhafer Plakiqi 000 001
Artan Haziri 000 001
Eqrem Berisha 000 001
Liman Krasniqi 000 002

KALLXO.com do të vazhdoj publikimin e të gjitha numërimeve dhe rinumërimeve nga të gjitha qendrat e votimit dhe vendvotimeve.