Autorët e dy simboleve të Pavarësisë

Përderisa të gjithë prisnin në ankth çastin historik, profesor Nimani e hidhte tekstin e deklaratës në pergamenën me lëkurë viqi. Edhe Kryeministri i Kosovës ishte në ethe. Vetëm 15 minuta para leximit të Deklaratës së Pavarësisë, Thaçi shkoi sërish për t’u vërtetuar se a është hedhur në pergamenë teksti i deklaratës.

Katër vjet më vonë profesori i Universitetit të Prishtinës, Shyqyri Nimani, i kujton këto çaste të ankthshme dhe historike. Pa mëngjes, drekë e darkë, ai nuk ka reshtur së punuari gjatë tërë kohës që ta bënte gati për nënshkrim Deklaratën e Pavarësisë , por e kishte pamundësuar që brenda 16 orëve të bëheshin dy kopje të deklaratës.

Pergameni, lëkurë e cila është sjellë nga Anglia, i shkruar me dorë nga Nimani, i ngjan në formë atij të Shteteve të Bashkuara. “Kjo lëkurë ekziston me mijëra vjet. Edhe ngjyra për shkronja është sjellë po nga Anglia, sepse duhej të ishte e fuqishme që të konsistonte me lëkurën” thotë ai, derisa tregon përpjekjet e tij që në një format pergameni prej 80 me 50 centimetra t’i stoliste katër faqe të Deklaratës së Pavarësisë.

Megjithëse shprehet me modesti se secili artist do ta bënte një gjë të tillë, ai i qëndroi besnik popullit të tij deri në minutat e fundit të shpalljes së pavarësisë.

Ndersa aktori kryesor i simbolit të njohur “Newborn”, Fisnik Ismaili, flet për idenë, mënyrën dhe finalizimin e kësaj vepre të madhe.

NEWBORN është i gjatë 24 metër dhe peshon 9 ton, ndërsa zë një sipërfaqe prej 192 m2. Monumenti arriti të shprehë vetëm me një fjalë gjithçka që akti i pavarësisë duhet të sillte në Kosovë dhe përtej saj, për të përcjellë mesazhin e një vendi që po e niste gjithçka nga fillimi.

Njerëz nga e gjithë bota, përfshirë edhe personalitete të botës së artit dhe politikës kanë vendosur firmat dhe kanë shprehur emocionet e tyre mbi këtë monument, duke e kthyer atë në një vepër arti që ndryshon cdo ditë. 20 muaj pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës, më shumë se 150 mijë firma janë vendosur mbi këtë monument.

Ky simbol u përfshi edhe në reklamen e fundit për Kosovën në CNN.

<iframe width=”480″ height=”360″ src=”http://www.youtube.com/embed/j8wBKtXYDGg” frameborder=”0″ allowfullscreen></iframe>