Komunat i Rrisin Shpenzimet për Mallra dhe Shërbime për 40%

Buxhetet komunale përbëhen nga grantet qeveritare, të hyrat vetanake dhe financimet nga huamarrje. Projekt-buxheti i planifikuar për vitin 2018, për 38 komuna rezulton të jetë 486 milionë e 656 mijë e 291 euro.

82 për qind të buxhetit të komunave financohet nga granti qeveritar prej 401 milionë e 153 mijë e 509 eurove për të gjitha komunat e Kosovës. Ndërsa, vetëm 81 milionë e 498 mijë e 30 euro, apo 16.7 për qind të buxhetit të përgjithshëm komunat do t’i sigurojnë nga të hyrat vetiake. 4 milionë e 4 mijë e 751 euro të tjera do të financohen nga huamarrjet, apo rreth 0.8 për qind.

Komunat e Kosovës kanë të punësuar 43 mijë e 871 persona. Në këtë numër hyjnë edhe punëtorët e arsimit dhe ata të shëndetësisë. Për paga dhe mëditje për këta të punësuar sipas buxhetit janë paraparë 264 milionë 745 mijë e 193 euro, që përbën më shumë se gjysmën e buxhetit të përgjithshëm, apo shprehur në përqindje 54.4 për qind. Për mallra dhe shërbime për komunat janë planifikuar të shpenzohen 57 milionë e 358 mijë e 807 euro, apo 11.7 për qind. Për shpenzime komunale janë planifikuar 9 milionë e 688 mijë e 91 euro apo rreth 2 për qind. Për subvencione dhe transfere janë planifikuar rreth 1.7 për qind apo 8 milionë e 748 mijë e 308 euro.

Për investime kapitale janë ndarë 146 milionë e 115 mijë euro, apo 30 për qind e totalit të buxhetit të të gjitha komunave të Kosovës. Këto do të shpenzohen për ndërtim të rrugëve, kanalizimeve, ujësjellësit, ndërtimeve të shkollave dhe investimeve tjera publike.

Në kategoritë e buxhetit të planifikuar vërehet se kemi një varësi të komunave nga granti i qeverisë, pasi të hyrat vetanake të tyre plotësojnë vetëm 16 për qind të nevojave buxhetore.

Në krahasim me buxhetin e vitit 2017, planifikimi për vitin e ardhshëm shënon rritje për 10.5 për qind.

Shpenzimet e planifikuara për paga dhe mëditje për stafin e nivelit lokal janë rritur për 5.6 për qind, rreth 42 për qind më shumë janë planifikuar të rriten shpenzimet për mallra dhe shërbime, 0.1 për qind më shumë janë planifikuar të shpenzohen për shpenzime komunale në vitin e ardhshëm dhe shpenzimet kapitale për vitin 2018 janë planifikuar të jenë më të larta për 11.4 për qind.

Ekipet e KALLXO.com kanë hulumtuar gjendjen në terren në komunat e Kosovës me ç’rast janë vënë në pah se komunat ballafaqohen me mungesë të investimeve në infrastrukturë, mungesë të ujit dhe kanalizimeve, ndotje të lumenjve dhe hapësirave publike nga hedhja e mbeturinave.

Komunat e balotazhit

Gazeta Jeta në Kosovë ka analizuar buxhetet e komunave të cilat janë në balotazh, pasi disa nga komunat tashmë i kanë zgjedhur kryetarët në raundin e parë të zgjedhjeve.

Buxheti total i 18 komunave të balotazhit sillet rreth 350.5 milionë euro. Këto komuna për paga dhe mëditje do të shpenzojnë hiq më pak se rreth 187.8 milionë euro, pastaj si kategori e cila do të përpinë më shumë buxhet radhiten investimet kapitale me rreth 105 milionë euro.

Për nga buxheti i planifikuar, janë 6 komuna që kanë buxhet deri në 10 milionë euro, 10 komuna tjera kanë buxhet në mes 10 dhe 30 milionë euro, komuna e dytë për nga madhësia është Prizreni me buxhet prej 45 milionë eurove dhe Prishtina është komuna që ka buxhetin më të madh në vend- 72.2 milionë euro

Komuna e Prishtinës

Komuna e Prishtinës ka një buxhet të planifikuar për vitin e ardhshëm prej 72.2 milionë eurove. Mbi 58 për qind e këtij buxheti Prishtina do ta sigurojë nga granti qeveritar, kurse mbi 40 për qind nga të hyrat vetanake të vetë komunës dhe pjesën tjetër prej huamarrjeve. Mbi 41 për qind e këtyre mjeteve janë planifikuar të shpenzohen për paga dhe mëditje, mbi 34 për qind për investime kapitale, me përqindje më të vogël janë paraparë shpenzime tjera.

Prishtina me këtë buxhet do t’i gjejë zgjidhje me shumë problemeve të cilat kërkojnë zgjidhje. Hapësirat dhe trotuaret e uzurpuara publike, rrugët e prishura, mungesa e parkingjeve, mungesa e hapësirave të gjelbra, ndotja e ajrit, mbeturinat dhe deponitë ilegale, mos-legalizimi i shumë banesave e shtëpive, mungesa e një tregu të mirëfilltë për pemë e perime, mungesa e një stadiumi që i plotëson kriteret e FIFA-s, e një salle sporti që i plotëson kushtet e FIBA-s, janë disa nga problemet e qytetit më të madh.

Buxheti Komunës Prishtinës për vitin 2018

Komuna e Prizrenit

Komuna e dytë më e madhe në Kosovë pas Prishtinë është komuna e Prizrenit. Kryetari i ri i Prizrenit do të ketë një buxhet për vitin e parë të qeverisjes prej 45 milionë eurove. Kjo komunë ka një varësi të plotë nga granti qeveritar që përbën mbi 80 për qind të burimit të saj të financimit, përderisa vetëm 18 për qind të hyra vetanake ka kjo komunë. Në masën mbi 44 për qind të mjeteve të këtij buxheti do të shpenzohen për paga dhe mëditje, pastaj radhiten investimet kapitale me pjesëmarrje mbi 39 për qind dhe kategoritë tjera të shpenzime me përqindje më të vogël të pjesëmarrjes. Kjo komunë përballët me shumë telashe.

Buxheti Komunës Prizrenit për vitin 2018

Komuna Gjilanit

Buxheti i Komunës së Gjilanit për vitin 2018 është planifikuar të jetë 24.6 milionë euro. Mjetet që do të sigurohen nga granti qeveritar e kalojnë 80 për qind të buxhetit të përgjithshëm, përderisa komuna do t’i sigurojë mbi 17 për qind të hyra vetanake. Mbi 61 për qind e këtyre mjeteve do të shpenzohen për paga dhe mëditje, deri në 18 për qind për shpenzime kapitale.

Buxheti i Komunës së Gjilanit për vitin 2018

Komuna Ferizajt

Komuna e Ferizajit ka një buxhet ka një buxhet të planifikuar prej 29.2 milionë euro, ku mbi 83 për qind e buxhetit të kësaj komune sigurohet nga granti qeveritar dhe vetëm 15 për qind të buxhetit sigurohet nga komuna dhe pjesa tjetër nga huamarrja. Pagat dhe mëditjet e kalojnë 52 për qind pjesëmarrje në shpenzime dhe mbi 39 për qind pritet të shpenzohen për investime kapitale.

Buxheti i Komunës Ferizajt për vitin 2018

Komuna Gjakovës

Komuna e Gjakovës i afrohet komunës së Ferizajt për nga buxheti i planifikuar. Kjo komunë ka një buxhet të planifikuar prej 23.2 milionë euro ku 85 për qind e këtij buxheti është i varur nga granti qeveritar dhe vetëm 13 për qind janë të hyra vetiake të komunës. Si në çdo komunë tjetër edhe në Gjakovë rreth 60 për qind e mjeteve shkojnë për paga dhe mëditje, mbi 28 për qind për investime kapitale dhe me përqindje më të vogël në kategori tjera të shpenzimeve.

Buxheti i Komunës së Gjakovës për vitin 2018

Komuna e Istogut

Komuna e Istogut për vitin që vjen ka një buxhet të planifikuar prej 10.1 milionë eurove, prej të cilave vetëm 1.1 milionë euro janë të hyra vetiake. Shpenzimet për paga dhe mëditje i sillen rreth 60 për qind të pjesëmarrje së tyre, pastaj radhiten shpenzime kapitale rreth 27 për qind.

Buxheti i Komunës së Istogut për vitin 2018

Komuna Kaçanikut

Komuna e Kaçanikut ka një buxhet prej 7.7 milionë eurove. Pjesa dërrmuese e këtij buxheti është grant qeveritar dhe vetëm 10 për qind do të sigurohen nga komuna. Shpenzimet për paga dhe mëditje e kalojnë 64 përqindëshin.

Buxheti i Komunës së Kaçanikut për vitin 2018

Komuna Kamenicë

Komuna e Kamenicës për nga buxheti është e përafërt me komunën e Kaçanikut. Kjo komunë ka buxhet prej 7.6 milionë eurove. I cili buxhet do të jetë kryesisht është grant qeveritar. Pagat dhe mëditje do të kenë pjesëmarrje më të madhe të shpenzimeve me 88 për qind.

Buxheti i Komunës së Kamenicës për vitin 2018

Komuna e Klinës

Komuna ka një buxhet të paraparë për vitin e ardhshëm prej 9.6 milionë eurove. Me financim prej 88 për qind nga granti qeveritar, përderisa komuna do t’i sigurojë vetëm 1 milion euro. Deri në 61 për qind do të shpenzohen për paga dhe mëditje, pastaj në investime kapitale dhe në kategori tjera.

Buxheti i Komunës së Klinës për vitin 2018

Komuna Malishevë

Buxhet prej 14.1 milionë euro pritet të ketë komuna e Malishevës në vitin 2018. Ky buxhet do të sigurohet në masën prej 92 për qind nga granti qeveritar. Për paga dhe mëditje pritet të shpenzohen mbi 8 milionë euro dhe 4.3 milionë euro për investime kapitale.

Buxheti i Komunës së Malishevës për vitin 2018

Komuna e Mitrovicës

Buxhet prej 18.4 milionë euro pritet të ketë komuna e Mitrovicës. Mbi 86 për qind e buxhetit pritet të mbushet nga granti qeveritar. Mbi 2.4 milionë euro apo rreth 13 për qind nga të hyrat vetanake. Rreth 64 për qind e të hyrave janë dedikuar të shpenzohen për paga dhe mëditje pastaj 19 për qind për investime kapitale.

Buxheti Komunës Mitrovicës për vitin 2018

Komuna e Dragashit

Komuna e Dragashit gjendet në kufi me Shqipërinë. Për këtë komunë, për vitin që vjen janë paraparë buxhet prej 8 milionë eurove. Buxheti shtyllë i kësaj komune do të jetë granti qeveritar, përderisa nevojat buxhetore me të hyrat vetanake komuna pritet t’i plotësojë vetëm 7 për qind. Nga buxheti i përgjithshëm 4.5 milionë euro pritet të shkojnë në paga dhe mëditje, 2.5 milionë euro në shpenzime kapitale duke u radhitur më pastaj shpenzimet të kategorive tjera.

Buxheti i Komunës së Dragashit për vitin 2018

Komuna e Obiliqit

Rreth 6.8 milionë euro buxhet janë paraparë për komunën e Obiliqit për vitin që vjen. Buxheti i kësaj komune rreth 87 për qind do të mbulohet nga granti i qeverisë në anën tjetër komuna planifikon t’i sigurojë rreth 12.7 nga të hyrat e veta. Mbi 3.8 milionë pritet t’i shpenzojnë për paga dhe mëditje, 2.8 milionë euro investime kapitale.

Buxheti Komunës Obiliqit për vitin 2018

Komuna e Podujevës

Komuna e Podujevës për nga buxheti është e përafërt me komunën e Gjakovës. Kjo komunë në arkën e saj, për vitin 2018 pritet t’i ketë mbi 21.3 milionë euro. Milionat kësaj komuna do t’i rrjedhin nga granti qeveritar duke kontribuuar me 91 për qind të buxhetit të përgjithshëm të saj përderisa të hyrat vetanake të komunës pritet të jenë vetëm 7.2 për qind. Për paga do të shpenzohen mbi 12 milionë euro dhe shpenzime kapitale 6.4 milionë euro. Shpenzime tjera do të shkojnë në kategori tjera.

Buxheti Komunës Podujevës për vitin 2018

Komuna e Rahovecit.

Komuna e Rahovecit pritet të ketë një buxhet prej 13.6 milionë euro për vitin 2018. Arka e kësaj komune në 86.6 për qind pritet të mbushet nga granti, me 1.6 milionë euro apo rreth 12 për qind pritet të kontribuojë komuna me mjetet vetanake. Nga ky buxhet më shumë se gjysma do të shpenzohen për paga dhe mëditje, 32 për qind për investime kapitale dhe mjete tjera me një pjesëmarrje më të vogël në kategoritë tjera buxhetore.

Buxheti Komunës Rahovecit për vitin 2018

Komuna e Shtimes.

Komuna e Shtimes në buxhetin e saj komunal pritet t’i ketë 6.8 milionë euro. Mbi 93 për qind e këtyre mjeteve komunës u kontribuon granti qeveritar, pjesa tjetër prej 6.3 për qind do të jetë nga të hyrat vetanake dhe një pjesë tjetër nga huamarrjet. Pagat dhe mëditjet për stafin lokal do të jenë shpenzuesit më të mëdhenj të këtij buxheti me një përqindje prej 60 për qind, pastaj me 25 për qind për investime kapitale duke u radhitur më pas edhe kategoritë tjera buxhetore.

Buxheti Komunës Shtimes për vitin 2018

Komuna e Suharekës

Komuna e Suharekës ka një buxhet të planifikuar prej 13.7 milionë eurove për vitin që vjen. Buxheti i kësaj komune do të jetë i varur në 86.6 për qind nga granti i qeverisë, përderisa mundësitë e veta për të kontribuuar në plotësimin e nevojave të saj janë në 14 për qind. Më shumë se gjysma e këtij buxheti pritet të shpenzohet për paga dhe mëditje, përderisa 30 për qind të në investime kapitale.

Buxheti Komunës Suharekës për vitin 2018

Komuna e Vushtrrisë

Komuna e Vushtrrisë është planifikuar që në vitin e ardhshëm t’i shpenzojë 17.5 milionë euro. Si në çdo komunë tjetër edhe në Vushtrri më shumë se gjysma e buxhetit pritet të shpenzohet për paga dhe mëditje, rreth 45 për qind për investime kapitale dhe kategori të tjera me pjesëmarrje më të vogël. Rreth 86.6 për qind të këtyre mjeteve janë të hyra nga granti qeveritar, përderisa rreth 13 për qind nga të hyrat vetanake dhe një pjesë nga huamarrja.

Buxheti i Komunës së Vushtrrisë për vitin 2018