Kineastët kërkojnë heqjen e kushtit të QKK-së për përkthimin e skenarëve 

Qendra Kinematografike e Kosovës, javë më parë ka hapur konkursin për mbështetje të projekteve filmike për 2020-në, disa kategori.  

Për këtë vit QKK-ja do të ketë në dispozicion 810 mijë për subvencionon për projekteve filmike 

Dy prej kushteve që duhet të plotësojnë produksionet filmik që duan të konkurojë në këtë konkurs, në kategorinë e filmit të gjatë artistik, është që skenarët t’i dorëzojnë dhe në gjuhën angleze dhe të paguajnë 100 euro për aplikim. 

Këto kushte janë edhe në edhe në rregulloren për subvencionimin e projekteve filmike me fonde publike nga QKK-ja, miratuar në 2016. 

Kineastët kosovar e shohin si të panevojshme përkthimin e skenarëve në gjuhën angleze dhe kuotën e aplikimit prej 100 eurove, njëkohësisht edhe si ngarkesë shtesë për shtëpitë filmike në vend. 

Por, zyrtarë të QKK-së, kanë thënë për Kallxo.com se qendra do t’ua kompensojë pagesën e përkthimit, atyre projekteve që refuzohen. 

Regjisori Besim Ugzmajli e konsideron të jashtëligjshme dhe antikushtetuese, kushtin e QKK-së që produksionet që konkurrojnë në kategorinë e filmit të gjatë artistik, skenarët t’i përkthejnë edhe në gjuhën angleze, por edhe kosoton e aplikimit prej 100 eurove. 

“Kërkesa e QKK-se për përkthimin e skenarit është e jashtëligjshme dhe antikushtetuese. Gjuhe zyrtare në Kosovë nuk është gjuha angleze, prandaj kushti i përkthimit të skenarit është shkelje e rendë e këtij institucioni. Gjithashtu, kosto prej 100 eurove është kusht i paligjshëm, sepse QKK nuk ka të drejtë të arkëtojë mjete monetare në këtë forme. Unë nuk habitem me veprimet e QKK-se, sepse ky institucion është i futur thellë në llumin e keqpërdorimit dhe paligjshmërisë, por harbimet me indiferencën e institucioneve te drejtësisë karshi QKK-se”, ka thënë ai. 

Ugzmajli ka thënë se nuk beson se do të konkurrojë në konkursi e hapur javën e kaluar nga QKK-ja, duke hedhur një sërë akuzash dhe dyshimesh në adresë të QKK-së. 

Edhe regjisori Ben Apolloni nuk është dakord me kushtin për përkthimin e skenarëve dhe pagesën për aplikim. 

“Nuk jam dakord me kushtet që skenarët te përkthehen  për aplikim në QKK e as me pagesën. Por, nuk jam dakord edhe me shumë gjera aty, por derisa Ministria nuk merret me këto pune, neve artisteve na mbetet veç të shprehim pakënaqësinë”, ka thënë ai. 

Përkundër UgzmajlitApolloni ka thënë se do të konkurrojë me njëri prej skenarëve të tij në konkursin e hapur, pavarësisht dyshimeve të tij rreth vlerësimeve të projekteve nga QKK-ja.  

 Ndërsa, Arben Zharku, drejtor i QKK-së ka thënë për Kallxo.com se përkthimi i skenarëve nga ana e produksioneve që konkurrojnë në kategorinë e filmit artistik të metrazhit të gjatë, dhe kuota e aplikimin, janë obligim që dalin nga rregullorja për subvencionimin e projekteve filmike. 

Por, ka shtuar se QKK te gjithë projekteve filmike që nuk arrijnë të gjejnë mbështetje ua kompenson pagesën e përkthimi. 

“Përkthimi i skenarëve vetëm për filmat e metrazhit të gjatë është detyrim nga ana e rregullores për subvencionimin e projekteve filmike (shih nenin 6 pika 3). Ndërsa QKK të gjithë projektet filmike që nuk arrijnë të gjejnë mbështetje ua kompenson pagesën e përkthimit”, ka thënë Zharku. 

Në 2016, MKRS miratoi rregulloren për subvencionimin e projekteve filmike nga ana e QKK-së, e cila obligon produksionet filmike që të përkthejnë skenarët në gjuhën angleze, për konkursin për subvencionin në kategorinë e filmit artistik të metrazhit të gjatë. 

“Skenarët e metrazhit të gjatë të filmit artistik duhet të jenë të përkthyer në gjuhën angleze. Pagesa për aplikim për film të metrazhit të gjatë (artistik, dokumentar, animuar) është 100 euro”, thuhet në pikën 3, përkatësisht 4, të nenit 6 të Rregullores për subvencionin e projekteve filmike nga QKK-ja.