Lidhja e Zharkut me kompaninë që mori projekte në QKK
Kompania “Ikonë Studio”, është njëra prej kompanive që për disa vjet me radhë, nga 2014 ka fituar mbështetje për projekte filmike në Qendrën Kinematografike të Kosovës.
Këtë mbështetje, kjo kompani dyshohet se e mori edhe falë njohjeve të pronarëve të saj me ish-drejtorin Arben Zharku.
Në një foto të shpalosur gjatë intervistë në emisionit, “Kallxo Përnime”, të bërë më mars 2014, Zharku shihet së bashku me pronarët e “Ikonë studio”, producentët: Yll Uka e Valon Bajgora, Ky i fundit kishe qenë ndihmës i produksionit në filmin “Kaseta e dasmës”, ku Zharku ishte producent.
Zharku i ka mohuar akuzat se dy producentët kanë përfituar mbështetje për projektet filmike falë njohjes me të.
“Kur e kam ba këtë film, Valon Bajgora ka qenë pjesë e një ekipi gjerman, ai ka qenë asistent i produksionit”, ka thënë Zharku.
Në 2019, QKK-ja ka mbështetur filmin “Toka brenda meje”, me producent Valon Bajgorën, në vlerë prej 200 mijë eurove. Në 2018 mbështeti me 150 mijë euro filmin “Ekzil”, me producent Yll Ukën. Në 2016, QKK-ja mbështeti filmin “I treturi” i “Ikonë Studio”, me producent Valon Bajgorën, koproduksion minor, në vlerë 40 mijë euro dhe filmin “Zgjoi”, me producent Yll Ukën, në vlerë 140 mijë euro.
Kompania “Ikonë studio” morë nga QKK- mbështetje edhe në 2015 për fimin “Njihuni me Enver Hadrin”, me producent Yll Ukën, në vlerë prej 35 mijë euro.
Kurse, në 2014 kjo kompani përfitoi 20 mijë euro për filmin e shkurt “Cheers”, me producent Yll Ukën, dhe 49 mijë euro për projektin filmik “September”.
Këtu mund të ndiqni intervistën me Arben Zharkun.