Ilustrim: Patentë shoferë të Kosovës - Foto: KALLXO.com

Fillon Lëshimi i Patentë-Shoferëve me Dizajn të Ri

Ministria e Punëve të Brendshme nesër, më 1 mars, në ora 13:00, do të fillojë lëshimin zyrtar të patentë-shoferëve me dizajn të ri.

Me këtë rast, ministri i Punëve të Brendshme, Flamur Sefaj, do të pajisë disa qytetarë të Kosovës me patentë-shoferët e rinj.

Ceremonia mbahet në objektin e Agjencisë për Regjistrim Civil./21Media