Gjykata Themelore e Prishtinës - Foto: KALLXO.com

Nis seanca ndaj 23 të arrestuarve në rastin e patentë shoferëve

Ka nisur seanca gjyqësore ndaj 23 të arrestuarve për rastin e patentë shoferëve, ku pas deklaratave të të dyshuarve dhe mbrojtësve të tyre, pritet që Gjykata të vendos për masën e paraburgimit prej një muaj apo edhe t’i lirojë në procedurë të rregullt.

Policia e Kosovës ka arrestuar 23 persona të dyshuar për ‘keqpërdorim të detyrës zyrtare’ dhe ‘marrje ryshfeti’.

Njësia Rajonale për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit në Prishtinë, ka njoftuar se më 22 janar të këtij viti, kishin pranuar këtë informatë nga pronari i një auto-shkolle me seli në Fushë-Kosovë dhe nga disa zyrtarëve të Ministrisë së Infrastrukturës.

Në njoftimin e Policisë thuhej se gjatë kësaj periudhe kohore kanë siguruar dëshmi relevante që lidhen me veprat penale.

“Sot, më 05.07.2019, është realizuar operacioni policor i fokusuar në këto lokacione: Ministria e Infrastrukturës-Departamenti për Patentë Shofer, një auto-shkollë në Fushë Kosovë dhe një ordinancë në Fushë Kosovë. Dyshohet se të dyshuarit u kanë mundësuar personave të interesuar që të pajisen me patentë shofer të kategorive të ndryshme pa kaluar nëpër testet e nevojshme, në kundërvlerë të parave varësisht prej kategorisë së patentë shoferit (400 – 1000 €)”, thuhej në njoftimin e Policisë.

https://kallxo.com/zbulohet-skema-e-shitjes-se-patente-shofereve-ne-prishtine/

.