Fillon largimi i tendave pa leje në Prishtinë

Kryetari i komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti ka njoftuar se ka filluar aksioni për largimin e tendave pa leje nëpër të gjithë komunën e Prishtinës.

“Tendat dhe zgjerimet pa leje nuk do të tolerohen”, ka shkruar Ahmeti në Facebook.