Foto-ilustrim – Foto: Policia

Ferizaj, arrestohet një person për marihuanë

 

Një burrë është arrestuar pasi që gjatë kontrollit tek i njëjti është gjetur dhe konfiskuar substanca narkotike e llojit marihuanë.

Policia njofton se rasti ka ndodhur dje në rrugën “Rexhep Bislimi” në Ferizaj në orën 18:00.

“Me vendim të  prokurorit pas intervistimit të dyshuarit janë liruar, rasti në procedurë të rregullt”, është thënë në raportin 24orësh të PK-së.