Procesi i Akreditimit

Këtë të enjte në Jeta në Kosovës diskutohet për rrjedhën e procesit të akreditimit të institucioneve të arsimit të lartë.

Si rrodhi procesi i akreditimit të institucioneve private dhe publike të arsimit të lartë? A kishte ndikime politike dhe kompromise për akreditimin e këtyre institucioneve? Pse qeveria e Kosovës i akreditoi universitetet private në kolegje, edhepse kolegjet nuk ekzistojnë në asnjë dispozitë ligjore?

Për t’i diskutuar këto dhe të tjerat në lidhje me rrjedhën e procesit të akreditimit të institucioneve të arsimit të lartë, mysafirët e Betim Musliut në studio janë:

Avdullah Alija, drejtor i Departamentit për Arsimin e Lartë nga Ministria e Arsimit;
Ferdije Zhushi, kryetare e Këshillit Kombëtar të Cilësisë;
Ramush Mavriqi, dekan i Fakultetit Filozofik në Universitetin e Prishtinës;
Rrahman Paçarizi, prorektor në ish-Universitetin AAB, tash kolegji AAB-RIINVEST;
Jonuz Salihaj, ekspert i arsimit.