“Jeta në Kosovë” Diskuton për Kryeprokurorin e Ri
-
Sonte “Jeta në Kosovë”, do të diskutojë pasdekretimin e kryeprokurorit të ri Aleksandër Lumezi.
Si ka shkuar përzgjedhja dhe dekretimi i kryeprokurorit të shtetit? Çfarë ndodhi në ditën kur u bë pranim-dorëzimi nga ushtruesi i detyrës së kryeprokurori të deritashëm Sylë Hoxha te kryeprokurori i zgjedhur Lumezi?
Si u bë që një prokuror i EULEX-it të dërgojë një letër te presidentja Atifete Jahjaga, duke anashkaluar të gjitha rregullat dhe hierarkitë e prokurorisë? Çfarë ka thënë në letrën dërguar presidentes Jahjaga, prokurori i EULEX-it, Heikki Wendorf, i cili e dërgoi letrën ditën e hënë, një ditë para se Presidentja të dekretonte Aleksandër Lumezin si kryeprokuror të Kosovës?
Pse shefi i EULEX-it Gabriele Meucci veproi me shpejtësi për ta distancuar misionin nga letra e Wendorf-it? Çfarë thotë për këto akuza kryeprokurori i shtetit Lumezi?
Për të diskutuar për këto çështje, Jeta Xharra ka ftuar:
Haki Abazi – nga Fondacioni “Vëllezërit Rockefeller”;
Kreshnik Gashi – nga “Drejtësia në Kosovë”;
Adrian Qollaku – nga Gazeta “Blic”
“Jeta në Kosovë” sonte transmetohet në orën 20:05.