Dita e tokës

“Jeta në Kosovë” diskuton për mjedisin

21 prill 2009   Në shenjë të 22 prillit,Ditës Ndërkombëtare të Planetit Tokë, këtë javë në “Jeta në Kosovë” do të debatohet për kujdesin tonë ndaj mjedisit ku jetojmë.
Sa ka gjelbërim në Kosovë? Kush është përgjegjës për pastërtinë tonë, e kush për pastrimin? A kemi kulturë të mjaftueshme ambientaliste? A mjafton që të dalim të pastrojmë mbeturinat e hedhura nëpër vende publike vetëm një herë në vit?

Për të diskutuar këto dhe çështje tjera mjedisore, mysafirë të Muhamet Hajrullahut në studio do jenë:

Mahir Yagcilar – ministër i mjedisit dhe planifikimit hapësinor;
Bajram Bujupi – drejtor i shërbimeve publike në Komunën e Prishtinës;
Eli Gashi – Aktiviste dhe njëra nga organizatoret e nismës “E vocërr po e paqt”;
Engjëllushe Morina – drejtoreshë ekzekutive e organizatës Iniciativa Kosovare për Stabilitet;
Behxhet Mustafa – Ekolog dhe profesor në UP.

Edhe Arif Muharremi në rubrikën e kulturës do të merret me mjedisin dhe do të tregojë se si kujdesi për mjedisin është pjesë e rëndësishme e kulturës.
 
Dhandrri i Kosovës, si zakonisht ju sjellë zgjidhjen e problemeve aktuale në mënyrën e tij autentike.