Angazhimi i avokatëve sipas detyrës zyrtare
02.3.2014 - 21:49
Drejtësia në Kosovë diskuton për angazhimin e avokatëve sipas detyrës zyrtare.
Kush janë avokatët më të paguar nga shteti?
Sa janë paguar ata gjatë vitit që e lamë pas?
A është angazhimi i tyre në rregull me normat ligjore? Sa është kualitative mbrojtja nga avokatët ex-oficio?
Cilat angazhime të avokatëve nuk po i paguan shteti?
Pse përfaqësuesit më të lartë të Këshillit Gjyqësor të Kosovës bien në konfrontime në lidhje me vendimin për caktimin e avokatëve ex-oficio?
Në fund ndiqni rubrikën Policia ku transmetohen aksionet e Policisë së Kosovës në arrestimin e kontrabandistëve të narkotikëve dhe kontrabandistëve të armëve.
Drejtësia në Kosovë transmetohet çdo të diel në ora 21:00 dhe repriza të mërkurën në mesditë