Sa qebapë e pleskavica i konsumuan pushtetarët e Prizrenit

Shumica e qytetarëve të Kosovës kur marrin rrugë për në qytetin e vjetër të Prizrenit, i provojnë edhe qebapët e pleskavicat që ofrohen nga restorantet e këtij qyteti.

Mirëpo, jo vetëm mysafirët e këtij qyteti i konsumojnë këto produkte. KALLXO.com ka gjetur fatura të drekave dhe darkave zyrtare të Komunës së Prizrenit ku janë porositur ushqime të tilla.

KALLXO.com ka gjetur se Komuna ka paguar për rreth 315 pleskavica e rreth 300 qebapë me para të buxhetit të Komunës.

Në një rast, Komuna ka porositur 300 pleskavica, çmimi i së cilës ka qenë 1 euro e gjysmë. Çmimi total i pleskavicave i ka kushtuar buxhetit të Komunës 450 euro.

Ndërsa në sofrat e zyrtarëve të Komunave nuk mungojnë as qebapët në tavë e pjatë.

Për qebapë, Komuna ka shpenzuar rreth 95 euro, ndërsa për pleskavica mbi 500 euro.

KALLXO.com ka filluar publikimin e dosjes “Sa Han Kryetari” ku do të bëhen publike shpenzimet e drekave dhe darkave zyrtare të kryetarëve të komunave dhe zyrtarëve komunal.

Këto janë drekat dhe darkat zyrtare ku janë porositur pleskavica dhe qebapë:

23 maj 2018
Qoftë në tavë 1×4= 4 euro

28 mars 2018
Pasha Cyfte 1×2= 2 euro

 20 mars 2018
Pleskavica 300×1.5= 450 euro

26 maj 2018
Qebapë 238X0.30= 71.40 euro

13 qershor 2018
Pleskavicë 6×3= 18 euro

13 qershor 2018
Pleskavicë 10×3.5= 35 euro
Qebapë  50×0.35= 17.50 euro

Ky projekt mbështetet nga Fondacioni i Kosovës për Shoqëri të Hapur – KFOS. Përmbajtja është përgjegjësi e BIRN dhe në asnjë mënyrë nuk mund të konsiderohet si qëndrim i KFOS-it.