Rufki Suma në Debat Pernime, Hani i Elezit. Foto: Atdhe Mulla

Komuna e Rufki Sumës toleron shpenzimin e buxhetit në birra e verë

Në komunën e vogël të Hanit të Elezit drekat dhe darkat zyrtare me raste shoqërohen edhe me alkool

Në drekën e 14 dhjetorit të vitit 2017, ku ishin shpenzuar në total 111 euro. Në këtë dreke përveç ushqimit dhe pijeve tjera janë pirë edhe 2 birra të Pejës e një gotë verë e kuqe, që në total kanë kushtuar 4 euro.

Ndërsa në rastin tjetër, drekën e 11 janarit të 2018 është pirë edhe 1 birrë e llojit Heineken me vlerë 2 euro. E gjithë dreka kishte kushtuar 119 euro.

KALLXO.com ka filluar publikimin e dosjes “Sa Han Kryetari” ku do të publikohen faturat e kryetarëve dhe zyrtarëve të tjerë të komunave të Kosovës.

14 dhjetor 2017

Birra e Pejës  2×1= 2 euro
Vere e Kuqe 1×2= 2 euro

11 janar 2018

Heineken 1×2= 2 euro

Faturat e Komunes se Hanit te Elezit ku eshte shpenzuar per alkool Foto: KALLXO.com
Faturat e Komunes se Hanit te Elezit ku eshte shpenzuar per alkool Foto: KALLXO.com

Ky projekt mbështetet nga Fondacioni i Kosovës për Shoqëri të Hapur – KFOS. Përmbajtja është përgjegjësi e BIRN dhe në asnjë mënyrë nuk mund të konsiderohet si qëndrim i KFOS-it.